FB

October 3, 2022 | 7:45

Të metat tuaja janë të çmuara: mos i korrigjoni kurrë

Ne të gjithë kemi një besim të thellë se duhet të nxjerrim në pah anën tonë më të mirë dhe të korrigjojmë anën tonë të shëmtuar. Sa jetë humbim duke u përpjekur për të eliminuar ato që ne i quajmë defekte… Në realitet, kur sillemi kështu, është pikërisht momenti kur jemi më shumë në mëshirën e botës së jashtme dhe gjykimit të saj, dhe larg vetes…

Por bota e brendshme mendon ndryshe. Ajo që ne i quajmë kufij që duhen kapërcyer janë karakteristikat e lindura të shpirtit që ende nuk janë zhvilluar. Pikërisht në defektet përmbahet pra ajo që na bën unikë, të veçantë. Vetëm aty është burimi i vetëvlerësimit dhe vetëbesimit të vërtetë. Por këto talente mund të lulëzojnë vetëm nëse ndalojmë së luftuari kundër tyre, nëse shmangim gjykimin e tyre, nëse nuk përpiqemi vazhdimisht të homologohemi për t’u ndjerë të pranuar. Vetëm atëherë “defektet” fillojnë të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë: ndrojtja bëhet aftësi për të introspeksionuar; ndjeshmëria bëhet shqisa e gjashtë; temperamenti i keq bëhet entuziazëm krijues. Udhëtimi ynë me të vërtetë fillon kur ne ndalojmë së luftuari atë që nuk na pëlqen tek vetja.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.riza.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top