Mirëqenie

November 15, 2018 | 12:22

Të mirat që i sjell shëndetit rënia në dashuri

Rënia në dashuri mund ta bëjë botën të duket një vend më i mirë por gjithashtu mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj. Një studim i ri ka gjetur se romanca mund të ndihmojë në përmirësimin e një sërë problemesh shëndetësore, nga presioni i lartë i gjakut deri tek dhimbjet dhe reaksionet alergjike.

Rënia në dashuri është rezultat i veprimtarisë së 12 fushave të trurit që punojnë së bashku, sipas studiuesve në Universitetin e Virxhinias Perëndimore në Kaliforni. Ekziston një rritje e kimikateve të tilla si dopamina, e cila ndihmon në rregullimin e përgjigjeve emocionale dhe oksitocinës, hormonit që nxit ndjenjat e besimit dhe redukton ankthin. Kjo mund të shpjegojë studimin që zbuloi se pse njerëzit që bien në dashuri kanë tendencë ta kenë presionin e gjakut të ulët.

Është menduar se hormonet e lëshuara nga prekja kanë gjasa të luajnë një rol në qendrat e presionit në lëkurë. Ato janë në kontakt me trurin nëpërmjet nervit vagus. Një teori është se stimulimi i këtij nervi shkakton një rritje të oksitocinës. Studiuesit thonë se ngjarje të rëndësishme jetësore, të tilla si rënia në dashuri, kanë efekte të thella fiziologjike, si dhe ato emocionale.

Sistemi imunitar, hormonet dhe shumë faktorë të tjerë ka gjasa të përfshihen. Rënia në dashuri gjithashtu mund të ndikojë në aftësinë tonë për të luftuar infeksionet. Studiuesit  morën në  studim 50 gra dhe zbuluan se ato që u dashuruan gjatë studimit dyvjeçar kishin ndryshime gjenetike të lidhura me përqendrime më të larta të përbërësve që sulmojnë viruset. Mendohet se mund të përfshihen nivelet e ndryshuara të dopaminës, të cilat sugjerojnë lidhjet me sistemin nervor dhe imunitar.

Ndërkohë, përqafimi i të dashurit tuaj mund të zvogëlojë presionin e gjakut. Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Kalifornisë tregoi se njerëzit që ishin përqafuar rregullisht nga partneri i tyre ishin më pak të prirur të kishin depresion ose ankth.

 

Burimi / Intv.al 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top