Mirëqenie

December 9, 2019 | 8:22

Të mirat që sjell praktikimi i kërcimit

Vallëzimi është një aktivitet shoqëror në të cilin njerëzit përqendrohen veçanërisht për argëtim ose sport. Tashmë shkenca ka zbuluar se vallëzimi nuk është vetëm argëtim, por që gjithashtu mund të jetë i mirë për shëndetin, si fizik ashtu edhe mendor.

Në fakt, jo të gjithë e dinë se vallëzimi mund të japë efekte të jashtëzakonshme terapeutike. Tani, efektiviteti “kurativ” i vallëzimit mund të ndryshojë shumë në varësi të llojit të vallëzimit, por mund të themi se në përgjithësi nuk ka ndonjë kërcim që nuk sjell përfitime të prekshme për ata që e praktikojnë.

Vallëzimi bën mirë

Një nga mekanizmat përmes të cilit vallëzimi mund të na ndihmojë të përmirësojmë shëndetin tonë ka të bëjë me nocionin e plasticitetit të trurit, ose aftësinë e trurit tonë për t’u përshtatur, madje edhe në pleqëri, ndaj sfidave të reja që jeta na ofron. Plasticiteti i trurit ka reagime me plasticitetin neuromuskular, në kuptimin që përmirësimi i përgjigjes muskulare mund të shkaktojë një përmirësim në proceset mendore dhe anasjelltas, në një mekanizëm të veprimit dhe reagimit reciprok.

Kemi parë që gjatë një seance kërcimi, performanca intelektuale e kërcimtarëve – në veçanti e kujtesës – përmirësohet, por jo vetëm, përmirësohet edhe aftësia e koordinimit neuromuskular, pikërisht për shkak të mekanizmit të reagimit reciprok të përmendur më lart. Në veçanti, të kesh vëmendje për hapat dhe reagimet e partnerit tonë na ndihmon të jemi më të vetëdijshëm për veten dhe hapësirën fizike që kemi rreth nesh.

Për sa i përket biokimisë, kur kërcejmë në trupin tonë, nivelet e endorfinave (neurotransmetuesit që kanë veti analgjezike të ngjashme me ato të morfinës dhe opiumit) dhe neurokimikëve të tjerë rriten. Kjo duket se ul ndjeshëm stresin, ankthin dhe depresionin. Pra, kërcimi mund të përfaqësojë një dialog të vërtetë midis trupit tonë që lëviz në hapësirë dhe vetëdijes sonë. Është një dialog që rrit vetëvlerësimin dhe na vë në kontakt me emocionet tona.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top