Në fokus

May 23, 2018 | 12:34

Të ngrënit vetëm shkakton pakënaqësi…

Sipas një hulumtimi të ri, të ngrënit vetëm është një nga shkaqet më të mëdha të pakënaqësisë.

Si pjesë e indeksit Living Well të Sainsbury, zhvilluar në partneritet me hulumtuesit kryesorë të Oxford Economics dhe Qendrën Kombëtare për Kërkime Sociale, u anketuan më shumë se 8000 të rritur britanikë për të zbuluar se si njerëzit mund të jetojnë më mirë ditë pas dite.

Megjithatë gjatë mbledhjes së të dhënave rastësisht u zbulua se gjendja emocionale e tyre gjatë gjashtë muajve të fundit ka shënuar një rënie prej 0,5 pikësh në një mesatare prej 60.7.

Ndërsa rënia emocionale duket se është e lidhur me faktorët sezonalë siç është moti ekstrem dhe kaosi i transportit publik, indeksi zbuloi arsye më të habitshme për pakënaqësinë e njerëzve.

Interesante ishte zbulimi se të ngrënit vetëm është shumë i lidhur me pakënaqësinë.

Njerëzit që hëngrën vetëm arritën 7.9 pikë më pak se mesatarja kombëtare, krahasuar me dikë që ha gjithmonë në shoqërinë e njerëzve të tjerë.

Shëndeti mendor u zbulua se kishte lidhje të fortë negative me mirëqenien. Ata që kishin shenja të tilla si ankthi, depresioni, sulme paniku shënuan 8.5 pikë më poshtë se shifra mesatare. Çështje të tjera që lidhen me pakënaqësinë përfshinin aktivitetin fizik të kufizuar.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top