Mirëqenie

October 31, 2017 | 10:32

Të paktën një vakt “jashtë rregullave”

1

Studimet tregojnë që është më se në rregull të konsumoni të paktën një vakt “jashtë rregullave”çdo javë, sepse limitimi i kalorive dhe kontrollimi i tyre nuk është një zgjidhje realiste dhe efektive për një kohë të gjatë. Thjesht nuk është e qëndrueshme.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Nëse mbani një dietë strikte për një kohë të shkurtër dhe merrni rezultate brenda pak kohësh, atëherë me shumë mundësi mund t’i rifitoni sërish ato kile. Hormonet kanë si tendencë të ndikojnë në dëshirat e trupit për të ngrënë, krahas aftësisë për të humbur peshë. Dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është të krijojmë një balancë hormonale.

Vaktet “jashtë rregullave” nuk janë të mira veç për urinë dhe hormonet, por kanë dhe një sërë përfitimesh psikologjike. Ato rrisin hormonet e tiroides,në formën e konvertimit të T4 në T3. Trupi i njeriut ka një aftësi të mahnitshme për t’u përshtatur me ndryshimet , kështu nëse reduktoni kaloritë, trupi juaj do të përshtatet me këtë ndryshim dhe ky mekanizëm do të ulë metabolizmin.

Një vakt “jashtë rregullave” në javë do të surprizojë metabolizmin dhe do të ndikojë në humbjen e shpejtë të peshës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top