Lifestyle

May 12, 2018 | 8:10

Të përmirësosh raportin me paratë

Gjithsecili nga ne ka kërkesa dhe dëshira për të kënaqur. Si t’i shndërrojmë dëshirat në qëllime? Si të menaxhojmë dhe kursejmë më mirë? Ja këshillat e ekspertit…

“Paratë janë shpesh për mua një burim shqetësimi dhe ndihem në faj çdo herë që shpenzoj”, thotë Sara, 35 vjeç. Për të kuptuar më mirë raportin mes nesh dhe parasë, lipset para së gjithash të ndërgjegjësohemi për fuqinë tonë dhe të jemi të gatshëm të ndryshojmë në momentin kur duhet të jemi të kujdesshëm. Të modifikojmë drejtimin është e mundur, mjaft që të kemi besim dhe t’i kushtojmë kohë. Ja disa sugjerime të ekspertit për të kursyer në mënyrë të efektshme.

1.Listoni gjërat që ju dëmtojnë bilancin, për të kuptuar se si mund t’i ndani shpenzimet.

Analizoni pastaj situatën dhe pyesni veten: për shembull, a ishte e nevojshme pala e fundit e këpucëve që bleva apo kravata? Nëse do të mund të ktheheshit prapa, çfarë do të kishit bërë? Përsëriteni këtë analizë çdo javë.

2.Vendosni objektiva të qartë për të filluar ndryshimin e qëndrimit tuaj. Secili nga ne ka ëndrra dhe dëshira për të plotësuar. Nëse e planifikon atë që të duhet dhe nëse fillon të kursesh për atë nevojë specifike (një makinë e re, një udhëtim për pushime…) ëndrra mund të bëhet një qëllim.

3.Mbajeni gjithnjë para sysh gjendjen, duke bërë llogaritë ekonomike (hyrjet dhe daljet e parave) dhe të gjendjes (asaj që zotëroni). Është mirë të mbani mënjanë disa kursime për shpenzime të papritura (humbje, vizita mjekësore…)

4.Kursimi është çelësi për të pasur mundësi konkrete realizimi. Shifra të vogla, të administruara mirë mund të bëhen, në një kohë të gjatë, të vlefshme.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com