Pika referimi

November 2, 2020 | 8:30

Të qash apo të luftosh në një botë pandemie!

 

 

PhD Donila Pipa

PhD Donila Pipa

Të gjithë qajmë jo sepse jemi të dobët, por shumë herë ndihemi vetëm, të braktisur, shumë herë ndihemi si emigrantë të paligjshëm në vendin tonë!

Të gjithë qajmë kur nuk vlerësohemi për shpirtin dhe pasionin që bëjmë madje kur duam dhe çdo njeri!

Të gjithë qajmë në heshtje, në shpirt, apo edhe në mes të rrugës, kur nuk dimë hapat që duhet të hedhim në këtë botë, ku nuk dihet çfarë  vazhdimësie do të ketë!

Të gjithë luftojmë, ndonjëherë duke mos u dorëzuar si një luan edhe i vetëm me kopenë e  xhunglës, apo disa herë mbyllemi në guaskën tonë dhe heshtim, duke vrarë çdo ditë me pse-ra shpirtin tonë!

Të gjithë luftojmë me pasigurinë që ndodhet BOTA, e përditshmja dhe jeta jonë, shumë herë nga frika e gjobave dhe shumë herë duke  mbledhur copërat e shpirtit të ndara në 100 pjesë nga pasiguria dhe stresi  psikologjik!

___-%d0%be%d0%bb%d0%b5-%d0%bb%d1%83%d0%ba%d0%be%d0%b9%d0%b5_-%d0%b4%d0%bd%d0%b5%d0%b2%d0%bd%d0%b8%d0%ba%d0%b8_-%d0%b0%d1%81%d0%be%d1%86%d0%b8%d0%b0%d0%bb%d1%8c%d0%bd%d0%b0%d1%8f

Luftojmë duke qarë, por edhe duke marrë forcë, pasi lart ka një Zot, që shikon dhimbjen tonë, që shikon jetën tonë, dhe na mbetet vetëm të besojmë dhe të lutemi që të mbijetojmë shpirtërisht, moralisht, financiarisht, miqësisht Covid19!

Shumë herë jemi lypës të fatit tonë, mbajmë një CV në dorë, që shumë herë e hedhin në koshin e plehrave, shumë herë s’e vlerësojnë, por e rëndësishme është që çdo gjë, çdo situatë ta kthejmë në forcë!

E djeshmja iku, e tashmja s’na jep siguri, na  mbetet  vetëm të lutemi dhe  të shpresojmë që e ardhmja do të jetë më e mirë si një shpresë dhe mundësi që pas Coivid-it ta duam jetën dhe të vlerësojmë çdo gjë të vogël, por me vlerë, që kemi pasur para Covid-19!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top