Studim

May 16, 2018 | 13:54

Të qenit i stresuar bën që t’i përpunoni më mirë lajmet e këqija  

Stresi mund të të lërë ndjenjën e trazuar, të inatosur dhe të humbur. Por një studim i ri ka gjetur se stresi siguron qartësi në disa situata: i bën njerëzit më të mirë në përpunimin e lajmit të keq.

Neuro-shkencëtarët në Universitetin e Kolegjit të Londrës studiuan zjarrfikësit në Kolorado nga larja e kamionëve dhe gatimit të ushqimeve , deri te përgjigja në raste emergjence.

Ata u kërkuan që të vlerësonin rreziqet e tyre për të përjetuar ngjarje të ndryshme traumatike të jetës, të tilla si një aksident me makinë apo mashtrime, pastaj u dhanë lajme të mira ose lajme të këqija – ose se rreziku i tyre ishte më i ulët ose më i lartë se sa kishin menduar.

Në kohë pushimi, zjarrfikësit ishin tepër optimistë për shanset e tyre dhe ishin më pak të vëmendshëm ndaj detajeve të informacionit të ri. Por në kohë stresi, ata ishin hiper-vigjilentë rreth rreziqeve të tyre dhe përpunonin fort çdo hollësi të lajmit të keq që u ishte dhënë.

Përsëritja e këtij studimi me skanimet e trurit të studentëve në një laborator, tregoi se mprehja e mendjes u nxit nga një goditje në nivelet e kortizolit (hormoni i stresit), duke shkaktuar një lloj vizioni që  fokusohet në kërcënimin në fjalë, qoftë kjo çështje personale apo trazira politike.

“Kur përjetoni ngjarje stresuese, qoftë personale (duke pritur për një diagnozë mjekësore) ose publike (trazira politike), shkaktohet një ndryshim fiziologjik që mund të bëjë që të merrni masa parandaluese dhe të fiksoheni në atë që mund të shkoj keq”, shpjegoi Dr. Tali Sharot në lidhje me studimin.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top