Dëshmi

June 7, 2022 | 8:10

Të rriturit, sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë

Të rriturit, prindër, edukatorë, mësues duhet të jenë të vetëdijshëm, se vërtetë e rrisin dhe e mësojnë ata fëmijën, por po aq e vërtetë është, që fëmija çdo gjë e bën vetë, e përballon vetë, e mëson vetë. Dhe prindërit duhet ta vlerësojnë dhe mos ta anashkalojnë këtë të vërtetë.

Nga Lira GJIKA 

Përpjekjet që fëmija bën për të ekzistuar dhe integruar në njerëzore janë tejet të mëdha dhe natyrisht i duhet i rrituri për tu mbështetur, për të kuptuar që nuk është vetëm që ka një njeri si dëshmitarë që ai ja del, që e nxit që të mësojë dhe me qetësi i ofron edhe një model se si të jetë. Për fat të keq, të rriturit shpesh janë indiferentë ndaj perpjekjeve të fëmijës.

Mos harroni shprehjet “ku mer vesh ky”, “këta janë rehat nuk kanë halle se i kemi ne të rriturit” e me rradhë nga këto shprehje të pa menduara. Kjo mënyrë tregon, ta shohësh fëmijën jo njeri, por thjeshtë një gjë e vogël. Fëmija është më të shumtën e kohës, një objekt kënaqësie apo bezdi, se sa përgjegjësi dhe misjon që tek e fundit, vetë e kanë zgjedhur. Të rriturit sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë. Më të shumtën i ndëshkojnë fëmijët, në vënd që tua lehtësojnë konfuzionin dhe vështirësitë që përjetojnë në këtë fazë të jetës, nëpërmjet qëndrimit të tyre të qetë e inkurajues.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top