Nëna dhe fëmija mund ta ndjejnë aromën e njëri-tjetrit që nga lindja. Kjo tregon se si foshnja e porsalindur qetësohet sapo e vendosin në gjoksin e nënës së vet. Këtë e mbështet një studim, i cili tregon se si nuhatja e aromës i drejton të porsalindurve drejt nënës së tyre.
Të sapolindurit janë në gjendje të ndjejnë nënën edhe në 1 apo 2 metra larg, falë erës së saj. Ky sistem i njohjes fillon kur foshnjat janë ende në mitër, pasi në atë fazë zgavrat e hundës së bebeve janë të zhvilluara, dhe për këtë arsye ata së shpejti fillojnë të nuhasin dhe shijojnë.
Ja se si zhvillohet ndjesia e një fëmije ende në mitrën e nënës:
- në muajin e pestë të shtatzënisë foshnjat gëlltisin dhe thithin,
- në veçanti, të vegjlit gëlltitin gjysmë litër lëng amniotik çdo 24 orë,
- lëngu tretet më pas nga fëmijët,
- lëndët ushqyese futen në gjakun e foshnjës,
- foshnja filtron lëndët ushqyese dhe ia ridërgon nënës përmes kordonit të kërthizës.
Ushqimi që ushqehet nëna aromatizon lëngun amniotik. Kështu që sapo foshnja të lindë, ai instinktivisht do të kërkojë erën që e ka njohur gjithmonë. Përveç kësaj, duket se edhe djersa e nënës në ditët e para pas lindjes së fëmijës sjell në kujtesë aromën e lëngut amniotik. Fakti që foshnja është i aftë të thithë dhe gëlltisë që 5-muajsh, shpjegon gjithashtu se si instinktivisht i sapolinduri kërkon gjirin e nënës për të pirë.
Me feromonet nënat ua kalojnë frikën e tyre bebeve
Lëshimi i feromoneve bën që nëna dhe fëmija të njohin njëri-tjetrin, edhe pse vetëm me erë, përpara se të shihen apo të preken. Eksperimentet kanë treguar se nënat mund të lëshojnë një erë të veçantë kur frikësohen, dhe këtë informacion e transferojnë tek foshnjat. Studimet e fundit madje kanë treguar se si fëmijët e personave që i mbijetuan Holokaustit, vuajtën nga makthet dhe pas goditje që lidhen me tmerrin e ngjarjeve, edhe pse nuk i kanë përjetuar kurrë drejtpërdrejtë. Por po kështu, aroma qetësuese e nënës është vërtetuar gjithashtu se ka një efekt qetësues për foshnjat. Frikërat pra mund të trashëgohen (… si mbledhja e pullave të gjyshit …) përmes shartimeve të rrënjosura në ADN-në e familjes sonë.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: mammecreative.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.