Posta

January 7, 2020 | 8:04

POSTA nga Denata Toçe / Im bir është i turpshëm!

Quhem Miranda dhe kam nevojë për ndihmën tuaj. Djali im është 11 vjeç dhe është shumë i turpshëm. Për këtë arsye ai e ka të vështirë të afrohet tek fëmijët e tjerë. Ju lutem nëse më ndihmoni.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Është shumë e vështirë të ndryshosh temperamentin e një fëmije. Ju si prindër keni mirëkuptimin tim për shqetësimin që tregoni, pasi fëmijët e turpshëm përfitojnë shumë herë më pak prej aktiviteteve sociale, por zgjedhjen për të qenë të pranishëm dhe aktiv me të tjerët, nuk mund ta ndërtoni ju, por vet ata dhe eksperienca e tyre.

Është shumë e rëndësishme që të mund të inkurajoni iniciativat që ata ndërmarrin, qofshin këto edhe të gabuarat në sytë tuaj. Kështu do të mund të ndërtoni tek ata kompleksin se nuk mund t’ia dalin vet. Kërkon shumë durim. Vendosja përpara të tjerëve duke i treguar në sy të të tjerëve: përse nuk i përshëndet shokët, përse nuk i flet tetës apo xhaxhit, përse nuk e thua vjershën etj, nuk do t’i lehtësojë aspak emocionet e tij, përkundrazi, zgjidhni iniciativat që ndërmarrin ata vet, në mënyrë spontane dhe të lirë, për t’i kthyer në fitore të vogla deri sa të mbërrini në fitore më të mëdha. Me pak fjalë, mos u përpiqni ta ndryshoni, por shpërbleni çdo lloj iniciative të mundshme.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top