Shumë njerëz përballen me stresin në përditshmëri dhe nuk arrijnë që të gjejnë një zgjidhje për t’u qetësuar. Në fakt, është vetvetja. Skanerët e trurit kanë sugjeruar se bisedat me veten ndihmojnë në kontrollin e emocioneve. Ky studim bazohet tek eksperimentet me disa vullnetarë që iu nënshtruan skanimit të trurit ndërkohë që po përjetonin stres.
“Në thelb, duke iu referuar vetes në vetën e tretë, do të mendoni për veten sikur të ishte një person tjetër dhe do arrini të çliroheni nga streset e ditës”, tha Jason Moser, një profesor i asociuar i psikologjisë në Michigan Universiteti Shtetëror.
Zgjidhja ideale është që çdo person të dalë para pasqyrës e të nxjerrë mllefin apo fjalët që ka mbajtur brenda gjithë ditën. Kjo do t’i ndihmojë në përmirësimin e shëndetit psikologjik.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.