Këshilla & Arsye

February 12, 2018 | 7:13

Të stresuar prej celularit, çfarë ndodh në të vërtetë?!

Sipas raportit vjetor për stresin, amerikanët që kontrollojnë vazhdimisht emailet e tyre, mesazhet dhe llogaritë që kanë në rrjetet sociale, me shumë gjasa kanë nivele më të larta të stresit.

2

Nga viti 2005 deri në 2015, përdorimi i rrjeteve sociale është rritur nga 7% në 65 %. Me këtë popullaritet, gjithnjë e më shumë janë rritur dhe problemet. Sipas rezultateve të një sondazhi nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) , u vu re se rreth 4 në 5 të rritur thonin se janë shpesh ose vazhdimisht të lidhur me të paktën një pajisje. Shoqata në fjalë mati nivelin e stresit, bazuar në një shkallë prej 10 pikësh, ku 10 pikë ishin “me pak stres” deri ke 1 me “stres të lartë”.

Ata që kontrollonin vazhdimisht emailin e tyre të punës kishin një nivel më të lartë stresi mesatar prej 6 pikë. Raporti gjithashtu rezultoi se stresi mund të rrjedhë edhe nga ndërveprimet e medieve sociale, siç janë mediumet ku ka diskutime politike dhe kulturore në internet.

1

Lynn Burka, drejtoreshë ekzekutive e APA për hulumtime praktike dhe politike, tha se: “Sot, pothuajse të gjithë të rriturit kanë të paktën një pajisje elektronike, ku shumë prej tyre janë të lidhur vazhdimisht me to. Ajo që këta individë nuk e konsiderojnë është se, duke qenë vazhdimisht të lidhur pas këtyre pajisjeve, mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin tonë fizik dhe mendor”.

Përgatiti G.V

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com