Psikofakt

June 4, 2018 | 21:09

Të tallesh sheshit, të vjedhësh në emër të humanizmit

 

Nga Orjona Tresa

Që është ndërtuar një skemë maskaradë, e fëlliqshme, kjo as që ka vend për të dyshuar më, por të tallesh kaq hapur me humanizmin, ky është turpi më i madh i një vendi që nuk bën gjë tjetër veçse reflekton varfërinë.

5-12Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, sikundër dhe ka bërë dhe herë të tjera bashkë me simotrat e saj në televizione të ndryshme, demaskoi rastin e fondacionit bamirës “Rikthe Buzëqeshjen”. Përfitime në kurriz të fatkeqëve, të mjerëve, e ca më keq, të fëmijëve ish-pacientë dhe jo vetëm të spitalit pediatrik pranë QSU “Nënë Tereza”.

Ironia e fatit është se gjahu i tyre janë bashkëfshatarët, ata që u njohin mirë gjuhën e mund t’ua përpunojnë mendjen për t’u shkrepur nga një foto pacientit të vogël me qëllim, shfrytëzimin e tij nëpër të gjithë cepat e pambarimtë të Tiranës, e kudogjetkë, duke iu përvjedhur rrejtshëm familjeve të gjora se gjoja diçkakafshë do të përftojnë edhe ata.

Turpi nuk njeh turp, ndaj dhe aktiviteti i një fondacioni të tillë ka vazhduar deri sot, duke mos iu bërë bef syri për lakimet herëpashere në media.

2-14Sot nëna e Sildit, nga një fshat i humbur i Peshkopisë, ish-pacient i QSU “Nënë Tereza” në 2017, as që nuk ishte në dijeni të një akti të tillë. Për shkak të intelektit të dobët dhe zymtësisë së një fshati të izoluar, ajo i gëzohej faktit se djali ishte shëndoshë e mirë. Ndërsa, premtimi se do të ndihmohej nga fondacioni, kish mbetur një e thënë ashtu, në ajër.

“Fiks Fare” ballafaqoi me një vërtetësi të ftohtë të dyja palët, ku nuk kish nevojë për gjykim tjetër. Vjedhja dhe luksi i atyre vajzave që përfaqësonin këtë menaxhim fitimprurës, reflektonte haptazi të vërtetën absolute. Në emër të humanizmit, vjedhim hapur e kurrfarë droje.

1-14

***

Jo më larg se të dielën e 3 qershorit, teksa shijoja kafenë e mëngjesit në bar-in e lagjes, m’u shfaqën për të disatën herë këto vajza, nën emrin e fondacionit të ashtuquajtur “Rikthe buzëqeshjen”. Si për ironi të fatit, ato reklamojnë të njëjtën gjë për të qenë të besueshme.

Kujdes, është vetëm një letër bakalli, shoqëruar me një vulë që kushton pak gjë dhe me një dokument lejemarrës nga gjykata dhe zyra e regjistrimit për ushtrimin e aktivitetit në fjalë. Qëllimi i tyre është më i madh. Të bëhen morr derisa të arrijnë synimin, dhe bishë nëse nuk arrijnë të përfitojnë diçka.

Burimi: http://top-channel.tv/2018/06/04/fiks-fare-shoqata-bamirese-asnje-lek-femijes-se-semure/?foto=5#g

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top