Nëse jeni e dashuruar me një burrë të martuar, me siguri po përjetoni shumë emocione konfliktuale. Shpeshherë, të qenit i dashuruar nuk do të thotë të jesh i lumtur. Mund të keni momente të bukura në marrëdhënien tuaj, por shumë shpejt ju ktheheni përsëri në realitet, dhe kujtoni se në fund të fundit, ai është i martuar.
Sapo e keni gjetur veten në këtë situatë dhe tani nuk dini çfarë të bëni?! Sigurisht, asnjë marrëdhënie midis dy personave nuk është kurrë e njëjtë me çdo tjetër.
Marrëdhënia që keni me këtë burrë dhe marrëdhënia që ai ka me gruan e tij janë të dyja unike dhe është e vështirë për këdo që ta kuptojë nga një vështrim i jashtëm, kështu që është e vështirë të japësh këshilla në situata si këto.
Por ka disa të vërteta të vështira që ndoshta duhet t’i dëgjoni, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodheni.
- Duhet të siguroheni përpara se t’i besoni vërtet.
Nëse një burrë që është në një martesë monogame ka një lidhje, rrjedhimisht atij i duhet të gënjejë gjithë kohën, kështu që padyshim që ai është i aftë të mashtrojë. Nëse ai do të linte ndonjëherë gruan e tij për ty, nuk ke asnjë garanci që ai do të bëj të njëjtën gjë edhe me ty pas disa vitesh.
- Mund të mos jesh e vetmja
Nëse ai duket se nuk ka ndonjë qëllim të vërtetë për të lënë gruan e tij për ju, kini parasysh që ndoshta nuk jeni lidhja e vetme e tij, jashtëmartesore. megjithëse kjo do të përfshinte disa aftësi serioze organizative nga ana e tij. Pavarësisht se sa të veçantë të bën të ndihesh apo sa E dashuruar me këtë burrë të martuar, kurrë nuk mund ta dish vërtet nëse je vetëm një në një radhë të gjatë.
- Ju nuk duhet të rrini ulur duke pritur
Mendoni për marrëdhënien tuaj me këtë njeri deri më tani. Koha juaj kalon duke pritur. Ju jeni duke pritur mesazhet e tij, jeni duke pritur në një vend të fshehtë, jeni duke pritur derisa ai të gënjej gruan e tij, e shumë pritje të tjera. Po e shkurtoni kohën tuaj duke pritur që ai të telefonojë, kur mund të jeni duke jetuar.
- Ju nuk jeni përparësia e tij
Pavarësisht se sa ai mund të përpiqet t’ju bindë të kundërtën, nëse jeni ‘gruaja tjetër’, ju nuk jeni numri një në listën e tij të përparësive. Gruaja e tij është, dhe, nëse ai ka fëmijë, ata janë.
- Mënyra se si ai flet për gruan e tij mund t’ju tregojë shumë
A është ai i respektueshëm kur flet për gruan e tij? Nëse jo, si mund të besoni se ai ju respekton vërtet?
- Ai ndoshta nuk do të largohet nga gruaja e tij
Shumë pak burra të martuar në të vërtetë përfundojnë duke lënë gratë e tyre për të dashurat, dhe shanset janë që ju të mos jeni përjashtimi që provon rregullin. Divorci është një çështje shumë e madhe dhe ka shumë gjëra që do ta mbajnë atë në një martesë, pa marrë parasysh sa i palumtur pretendon të jetë në të.
- Ju e shijoni ‘sfidën’ e tij
Kjo mund të jetë e vështirë ta pranosh para vetes, por marrëdhëniet e rrezikshme konsiderohen si mjaft seksi.
- Nëse ka fëmijë të përfshirë, ju jeni duke luajtur me zjarrin
Nëse burri i martuar me të cilin jeni dashuruar ka fëmijë me gruan e tij, ju e keni futur veten në një situatë tepër komplekse. Nëse ai do të linte gruan e tij për ju, kjo do të ndikonte seriozisht në marrëdhënien e tij me fëmijët. Nëse e dinë që babai i tyre e la nënën e tyre për ty, nuk ka të ngjarë të shkojnë mirë me ty, gjë që do të krijonte ndonjë ‘fërkim’ serioz midis teje dhe tij.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.