Julia Roberts ishte larg familjes gjatë xhirimeve të “Ticket to paradise”, por për fat të mirë kishte mikun e saj dhe kolegun George Clooney për t’i bërë shoqëri.
Të dy folën në The New York Times për karantinimin pranë njëri-tjetrit në Australi teksa xhironin filmin.
“Ne filluam xhirimet në ishullin Hamilton, me gjithë këta zogj të egër, dhe Julia e kishte shtëpinë afër nesh. Unë isha me Amal dhe fëmijët. Unë dilja në mëngjes herët dhe bëja ‘Ciu-ciu’. Julia dilte dhe bënte ‘Ciu-ciu’ gjithashtu. Dhe pastaj pinim një filxhan kafe. Ajo është halla Juju për fëmijët e mi”, tha Clooney.
Për Julia Roberts ishte më shumë se një kafe mëngjesi me shokun e saj dhe familjen e tij. Ishte shpëtim, ishte të qenit në lëvizje, në kontakt me botën, pasi bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët ishin larg.
“Clooney-ët më shpëtuan nga vetmia dhe dëshpërimi i plotë. Ne ndodheshim si në një flluskë dhe ishte koha më e gjatë që kam qenë larg familjes sime. Nuk kisha qenë ndonjëherë kaq shumë kohë vetëm, që prej moshës 25 vjeç”, tha Julia Roberts.
Po ndërkohë që janë miq të mirë prej vitesh, Julia dhe George e patën të vështirë të shkëmbenim një puthje në film. Ata luanin rolin e dy ish-bashkëshortëve që bashkohen për të ndaluar vajzën e tyre të martohej.
“Na u deshën 79 të qeshnim dhe më pas të putheshim”, tha Roberts.
Përgatiti K.I / Burimi tiranapost
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.