Mirëqenie

November 2, 2018 | 9:51

Teknika e jashtëzakonshme e 4-7-8 të bën të flesh për një minutë

A ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në shtrat dhe të mos iu zë gjumi? Pavarësisht nëse është diçka e rastit ose kronike, pagjumësia është një problem. Më ka ndodhur shumë herë dhe sidomos kur të nesërmen më priste një ditë veçanërisht e lodhshme ose plot tension. Ju filloni të përpëliteni në shtrat gjatë gjithë kohës, keni vapë, ftohtë, keni mbledhur çarçafët dhe në vend që të përgjumeni, ju dukeni gjithnjë e më shumë zgjuar.

A ka ndonjë mënyrë për të fjetur kur gjumi nuk dëshiron të vijë? Ajo që ne propozojmë është një teknikë që do t’iu ndihmojë të flini në më pak se 1 minutë. Shumë prej atyre që e kanë provuar, garantojnë efektivitetin e saj.

Por le të shohim se çfarë është.

Ajo quhet teknika 4-7-8 dhe është projektuar nga Dr. Andrew Weil, doktorant në Shkollën Mjekësore të Harvardit, SHBA. Kjo teknikë garanton një gjumë të thellë dhe të relaksuar.

Si funksionon kjo teknikë?

Kjo është një teknikë krejtësisht e natyrshme që do të bëjë që ju të bini në gjumë për një kohë të shkurtër dhe me një bazë të fortë shkencore që e mbështet atë. Kur keni vështirësi të bini në gjumë, mbani mend këto shifra 4-7-8, pasi ata do të përcaktojnë frymëmarrjen tuaj kur doni të flini në mënyrë paqësore.

1- Nxirrni ajrin përmes gojës, duke krijuar tingullin oooosh.

2- Mbylle gojën dhe merr frymë përmes hundës duke numëruar deri në 4.

3- Ndaloni së marri frymë, mbajeni ajrin në mushkëri dhe numëroni mendërisht deri në 7.

4- Nxirreni plotësisht ajrin përmes gojës me një tingull “oooosh”, duke numëruar deri në 8.

5- Kjo ishte frymëmarrja e parë. Përsëriteni këtë veprim deri në katër frymëmarrje.

Theksoj se, gjithmonë të thithni ajër përmes hundës tuaj dhe pastaj ta nxirrni përmes gojës duke bërë tingullin “oooosh”. Gjatë ushtrimit, mbajeni majën e gjuhës në kontakt me majën e gojës (quhet edhe çatia e gojës).

Pse funksionon kjo teknikë?

Stresi, ankthi, nervat apo edhe substancat si kafeina ndryshojnë trupin tonë në mënyrë të tillë që të na bëjnë të marrim frymë në mënyrë të gabuar. Në këto situata ne tentojmë të marrim frymë më pak se sa do të ishte e dëshirueshme dhe nivelet tona të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit përqendrohen në gjakun tonë në përmasa të papërshtatshme.

Me teknikën 4-7-8, ajo që në thelb bëjmë është frymëmarrja e kontrollit për të rikthyer në nivele normale përqendrimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak, për të ulur rrahjet e zemrës dhe për të hyrë në një gjendje relaksimi.

Këto teknika të kontrollit të frymëmarrjes janë praktikuar për shumë shekuj në disa kultura orientale, por falë shpjegimit të thjeshtë të Dr. Weil, sot ato janë shumë më të lehta për t’u vënë në praktikë.

 

Video demonstruese e kësaj teknike:


Burimi / incampagna.piccolestorie.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top