Këshilla & Arsye

July 11, 2018 | 13:04

Teknika më e re për të luftuar ankthin dhe depresionin

Nëse ndiheni i shqetësuar dhe doni të dini se si ta trajtoni ankthin dhe depresionin ja ku vjen një super zgjidhje sipas ekspertëve. Nëse  ju nuk mund të gjeni një trajtim të përshtatshëm natyror që ndihmon në lehtësimin e simptomave tuaja, zgjidhjen e gjeni te të kënduarit. 

Nëse  këndoni këngën tuaj të preferuar kjo mund të ndihmojë trajtimin e simptomave të depresionit dhe ankthit shumë shpejt.

  1. Këndimi ndryshon gjendjen tuaj

Ju nuk mund të këndoni pa buzëqeshur. Buzëqeshja  ju bën më të lumtur. Për të kënduar, ju duhet të ngriheni drejt dhe të lironi mushkëritë tuaja dhe diafragmën tuaj.

Njerëzit e shqetësuar qëndrojnë keq, si të kërrusur. Ju duhet të lejoni që shpatullat tuaja të relaksohen.

  1. Të kënduarit ju bën që të merrni frymë thellë

Nëse jeni në depresion, nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm në sistemin tuaj. 

Mungesa e oksigjenit, gjithashtu mund t’ju bëjë të ngadaltë. Kjo është arsyeja pse frymëmarrja e thellë është çelësi për teknikat relaksuese dhe të përqendrimit.

  1. Këndimi është shprehje emocionale

Fjalët mund të kenë ndikim në gjendjen tuaj emocionale. Muzika prek vendet e brendshme që nuk e dinim se ekzistonin.

  1. Kënga mund t’ju lidhë me njerëz të tjerë

Ju ndoshta mund të merrni të gjitha përfitimet e mëparshme nga këndimi në dush. Nëse jeni të rrethuar nga muzika dhe nga njerëz të tjerë,  ka kuptimin e krijimit të diçkaje së bashku. Ju jeni pjesë e një vendi që e bën botën një vend më të mirë. Le të gëzojmë të gjithë, edhe ju që po e lexoni këtë artikull.

Energjia pozitive le të mbizotërojë për të gjithë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top