FB

October 21, 2022 | 10:10

Teknika “Ndalo dhe mendo” me 5 hapa për të punuar vetëkontrollin e fëmijëve

Mungesa e kompetencave social-emocionale që shprehin fëmijët karakterizohet nga:

  1. Paaftësia për t’u ndërgjegjësuar mbi pasojat e veprimeve të veta
  2. Paaftësia për të kuptuar kur bezdisin të tjerët
  3. Mënyra agresive e të shprehurit verbal dhe fizik
  4. Paaftësia për të shprehur emocionet dhe nevojat e tyre
  5. Mungesa e përqendrimit, vëmendjes, aftësisë për të pritur e duruar
  6. Vetëvlerësim i ulët dhe vetëkoncept jorealist
  7. Mungesa e strategjive dhe e shprehive për një ndërveprim efikas me të tjerët

Për të zhvilluar kompetencat sociale të fëmijëve, ndërhyrja më e shpeshtë është ajo që ka të bëjë me edukimin dhe trajnimin e aftësive sociale, që kryhet kryesisht nëpërmjet disa mënyrave:

  1. Lavdërimi
  2. Përforcimi pozitiv
  3. Pajisja e fëmijëve me strategji të vetëndihmës/menaxhimit të emocioneve

 Një strategji për të punuar me fëmijët në aspektin e zgjidhjes së problemeve dhe të kontrollit të emocioneve është e mëposhtmja:

“Ndalo dhe mendo”

Është një strategji e cila përmban një sërë teknikash sjellore dhe kognitive, që synojnë ta mësojnë fëmijën me shprehi të përqendrimit dhe aftësi të mira reflektive; e për rrjedhojë për të rritur rendimentin akademik dhe cilësinë e marrëdhënieve sociale. Për t’ia dalë mbanë me zhvillimin e aftësisë për të menduar hap pas hapi, programi “Ndalo dhe mendo” ka për qëllim ta mësojë fëmijën që t’i zbërthejë problemet në 5 stade:

  1. Përcaktimi i problemit (Cfarë duhet të bëj?)
  2. Përafrimi me problemin (Vlerësimi i zgjidhjeve të mundshme)
  3. Përqendrimi (Duhet të fokusohem vetëm këtu tani)
  4. Vlerësimi i zgjidhjes së duhur
  5. Vlerësimi i vetes e performancës (Kam bërë një punë të mirë/ Kam bërë disa gabime/Duhet të punoj më qetë)

Pjesa e parë pra e këtij programi i përkushtohet ndërhyrjes dhe zbatimit të aftësive të vëmendjes, të përqendrimit, me anë të ushtrimeve të ndryshme verbale, matematike, perceptive, etj. Ndërsa pjesa e dytë e këtij programi, merret me të mësuarit e aftësive sociale, të reflektuarit mbi situata të tilla praktike dhe zgjidhjen e problemeve sociale që has fëmija.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top