Edhe nëse po gënjejmë në mënyrë të bindshme, trupi ynë i thotë të gjitha, kjo për shkak se gjuha e trupit shpesh injorohet nga një gënjeshtar, i cili fokusohet tërësisht tek fjalët që nxjerr nga goja. Psikologët besojnë se çelësi për të zbuluar një gënjeshtar është gjuha e trupit.
Këtu do të gjeni disa detaje ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm:
Ndërprerjet gjatë të folurit.
Një ndër gjurmët më të mëdha vokale që zbulon nëse një person po ju gënjen apo jo, janë pushimet apo ndërprerjet që bëjnë gjatë kohës që flasin. Nëse pushimet janë të gjata, me shumë mundësi po ju gënjejnë dhe po përpiqen të fitojnë kohë për të gjetur çfarë të thonë.
Kushtojini rëndësi kohëzgjatjes së emocioneve.
Në të vërtetë, emocionet e vërteta nuk zgjasin më shumë se 5 sekonda. Nëse dikush e kalon këtë kohë, me shumë mundësi po shtiren. Nuk është e mundur që dikush të ketë të njëjtën shprehi në fytyrë për 10 sekonda, apo jo? Prandaj, jini të vëmendshëm ndaj kësaj.
Vini re nëse emocionet e personit që keni përballë janë në koherencë me mimikën e tyre.
Sipas shkencëtarëve, emocionet janë ato që dalin në pah të parat dhe më pas ndiqen nga fjalët. Nëse një person në fillim thotë “Jam i zemëruar” dhe më pas tregojnë një fytyrë që shpreh këtë emocion, me siguri po ju mashtrojnë.
Kontrolloni sinqeritetin e emocioneve.
Emocionet e vërteta janë të sinqerta dhe zakonisht, në këtë rast, nuk ndryshon vetëm një tipar në fytyrën e dikujt. Për shembull, nëse një person buzëqesh, nuk lëvizin vetëm buzët, por edhe sytë dhe vetullat. E njëjta gjë ndodh me çdo lloj emocioni tjetër.
Vini re përsëritjet.
Nëse dikush po përsërit vazhdimisht diçka, kjo do të thotë se po përpiqen t’ju bindin ju dhe veten e tyre dhe presin reagimin tuaj nëse u keni besuar apo jo.
Përgjigje me të njëjtat fraza apo fjalë që janë përdorur në pyetje.
Përzgjedhja e fjalëve gjithashtu do të thotë shumë. Nëse një person flet me të njëjtat fjalë që janë përdorur në pyetje, do të thotë se kanë shumë frikë se mos zbulojnë diçka tjetër. Po ashtu, një shenjë gënjeshtre është edhe përsëritja e pyetjes përpara se ata t’u përgjigjen asaj.
Mbulimi i fytyrës apo gojës me duar.
Ky veprim është diçka e zakonshme për njerëzit që gënjejnë, pasi kjo është një përgjigje psikologjike nga ana e tyre.
Burimi / http://www.panorama.com.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.