Psikologët janë specialistët që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të përballojmë frikën dhe të largojmë ndjesitë e këqija që na shkaktojnë ankth dhe stres.
Por, edhe ata janë qenie humane dhe ka raste kur edhe ata duhet të përballojnë stresin dhe ankthin. Më poshtë, “Bright Side” sjell disa nga teknikat që psikologët përdorin për lehtësuar stresin:
Mbani shënim gjithçka që ju vjen nëpër mend
Ekspertët thonë: Për të lehtësuar stresin, mbani shënime. Mendimet, situatat, marrëdhëniet me të tjerët, idetë. I shkruani të gjitha këto dhe i jepni një strukturë gjithçkaje që ju vjen nëpër mend. Ky proces kreativ është realisht i dobishëm sepse ju ndihmon që të harroni problemet dhe të jini më të qartë me vetveten. Mbi të gjitha, do t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër.
Tendosni muskujt
Duhet të tendosni/shtriqni muskujt për 10 sekonda dhe më pas fokusohuni tek ndjesia e relaksimit për 20 sekonda.
Shpenzoni një orë kohë për të bërë gjërat që ju doni
Kaloni një periudhë kohe të shkurtër duke bërë atë çka ju dëshironi realisht. Lexoni, vizatoni, gatuani, stërvituni – çfarëdo që t’ju bëjë të lumtur. Jo punë, jo përgjegjësi, jo mendime negative – asgjë që ju shkakton mërzitje.
Stimuloni nervat
Ekspertët sugjerojnë një metodë të pazakonte, megjithatë efikase, bazuar në psikologji. Prekni buzat me gishtin tregues. Në këtë mënyrë do të mund të prekni nervat e lokalizuara në sipërfaqe të buzave që stimulojnë sistemin nervor parasimpatetik dhe ju ndihmon të qetësoheni.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.