Mirëqenie

February 14, 2018 | 12:03

5 zakonet e mëngjesit që ju bëjnë të shtoni në peshë

Ju nuk keni ngrënë ushqime fast-food për një kohë të gjatë. Madje as ëmbëlsira. Për më tepër keni ushtruar aktivitet fizik rregullisht dhe prapë është nuk keni humbur peshë. Dhe si të mos mjaftonte kjo ju shtoni në peshë.

Në fakt, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që kjo ndodh si pasojë e zakoneve të këqija dhe të gabuara të mëngjesit, të cilat bëjnë që ato të mos arrijnë trupin e ëndërruar.

Faqja e njohur “Bright Side” ka arritur në përfundimin se këto 5 zakone të këqija të mëngjesit nuk ju lënë të humbisni peshë, madje ndikojnë në shtimin e saj. Pasi t’i mësoni, është koha të ndryshoni dhe të mos i përsërisni më në të ardhmen.

Flini më shumë gjumë sesa duhet
Sipas një studimi të kryer, nëse flini më shumë se 10 orë gjumë gjatë natës, probabiliteti që të shtoni në peshë është shumë më i madh.
Visheni në errësirë
Të vishesh në errësirë, teksa bëhesh gati për të nisur ditën nuk është edhe aq pozitive. Duket si qesharake, por kjo ndikon në rritjen e indeksit të masës tuaj trupore.
Nuk e rregulloni krevatin tuaj
Sipas një studimi të kryer nga  “US National Sleep Foundation”, mënyra sesi ju e lini krevatin dhe nëse e rregulloni atë, tregon për kujdesin që ju keni për gjumin. Mënyra sesi flemë ndikon direkt në peshën tonë.
Harroni të peshoheni 
Studiuesit nga Cornell University pohojnë se të peshoheni vazhdimisht është një teknikë që ju inkurajon të humbisni peshë.
Hani shumë pak për mëngjes
Studiuesit nga Tel Aviv University këmbëngulin që ju duhet të ushqeheni mirë dhe me një vakt shumë të shijshëm në mëngjes.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top