Nga Rezarta Bregu, Administratore D.O.R.A Residence
Telemjekësia është mundësia e të ardhmes, sidomos në këtë kohë pandemie, kur jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën, njerëzit u tremben spitaleve, radhëve të gjata, ekzaminimeve, ku ka shumë lëvizje, mjekë të cilët takojnë shumë pacientë në të njëjtën ditë, e një sërë situatash. Qendra D.O.R.A Residence falë bashkëpunimit me një klinikë hungareze, e cila do të ofrojë një mënyre të re diagnostikimi me sistemin HOTSPOT, që do të thotë mjekësia online.
Çdo mjek, i çdo lloj specialiteti, është në gatishmëri 24/7. Gjithashtu, do të mundësohen aparatura mobile (të lëvizshme), që edhe në pamundësinë e pacientit për të ardhur në qendrën D.O.R.A. të shkojmë ne atje për të kryer diagnostikimin. X-RAY, Ultra-sound ose i thënë ndryshe EKO, si dhe XSense, sistemi më modern i monitorimit të lëvizjes së njeriut (Human Motion Analysis).
HUMAN MOTION ANALYSIS
Kjo gjë është një risi për tregun botëror, pa llogaritur vendin tonë. Me një sistem sensorial ne mund të kuptojmë problemin në lëvizje të pacientit, gjë e cila na jep informacione të mjaftueshme për mënyrën e trajtimit të problemit thelbësor dhe kjo lehtëson shumë punën e fizioterapistit sikurse dhe të mjekut, i cili vendos protokollin në bazë të disa rezultateve aktuale dhe shumë të sakta.
ZGJERIMI I GAMËS SË PËRDORIMIT TË LASERIT
Nëse deri tani në D.O.R.A. Residence kemi përdorur K-Laser Cube 4 për tgjitha patologjitë të cilat interferohen me rehabilitimin, tani ndërhyjmë në fushën e Onikomikozës (ose e thënë ndryshe mykut të thonjve) si dhe më e rëndësishmja, përdorimi i Laserit dhe për plagët e shkaktuara nga Diabeti, plagë të cilat arrijnë deri në gangrenizim dhe amputim të gjymtyrëve, gjë e cila zgjidhet shumë më lehtë tashmë me evoluimin e teknologjisë.
TURIZMI SHËNDETËSOR
Shqipëria fillon të bëhet atraktive për të huajt. Nëse deri tani vendin e parë besoj se e ka zënë stomatologjia, për sa i përket të huajve që vinin dhe përfitonin nga shërbime relativisht më të mira dhe më të lira, tani fillon dalëngadalë të zërë vend të rëndësishëm kirurgjia plastike si dhe pse jo, mbase një nga qëllimet bazë të D.O.R.A Residence. Pjesa e Kirurgji-Rehabilitimit, nuk do të ndihmonte vetëm biznesin në vetvete por dhe pjesën e turizmit, duke qenë se ata që vijnë do të zbulojnë dhe vlerat tona kulturore si dhe peizazhet e rralla që ofron Shqipëria.
Një nga bashkëpunimet që i përkasin të ardhmes është kontrata e D.O.R.A Residence me Medical Tourism Albania (MTA) e para dhe e vetmja agjenci e mirëfilltë e turizmit mjekësor në Shqipëri, në administrim të Z. Genti Dulja, një mundësi ideale për të treguar në Europë dhe pse jo në botë se, edhe pse një vend i vogël, kemi ekspertë në të gjitha fushat.
KONKLUZIONET E NJË VITI FUNKSIONIMI TË D.O.R.A. RESIDENCE
E vërteta, D.O.R.A. bëri një vit që kur ka filluar të ekzistojë. Ne kemi përftuar eksperiencën, por në të njëjtën kohë kemi parë dhe problematikat dhe nevojat e këtij biznesi në Shqipëri. Një nga gjërat kryesore: kemi ende shumë për të mësuar çfarë do të thotë: rehabilitim pre dhe post operator, rëndësi e tij dhe ndihma që i jepet pacientëve për përmirësimin e gjendjes së tyre.
MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT JANË MINIMALE
Mjekët tanë i tremben zhvillimit të teknologjisë, mendojnë se ne duam të shesim produktin tonë më shumë, kur në të vërtetë ne duam vetëm të ndihmojmë në procesin e rikuperimit të punës së tyre. Është një zinxhir i cili fillon me punën e mjekut, qoftë kuruese apo ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe pasohet nga puna jonë e rehabilitimit post ndërhyrje, sepse vetëm kështu arrihen rezultate maksimale, pacientët ndihen të kuruar deri në detaj dhe normalisht i rikthehen jetës së tyre shumë më shpejt dhe pa dhimbje.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.