Këshilla & Arsye

September 17, 2016 | 8:21

Televizioni ndikon negativisht te fëmijët

Fëmijët që shohin shumë televizor përballen me vështirësi më të mëdha në nivel verbal krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që kalojnë më pak kohë para ekranit të vogël. Ky është përfundimi i një grup studiuesish nga “Tohoku University” në Sendai.

Koha e tepërt para televizorit dëmton trurin dhe, në veçanti, dëmet i përkasin zhvillimit të inteligjencës verbale. Në këtë studim u përfshinë rreth 276 fëmijë nga mosha 5-18 vjeç, të cilët shikonin nga 0-4 orë televizor në ditë. Pasi u monitoruan me rezonanca magnetike, studiuesit vunë re se ata që rrinin më tepër para ekranit të vogël gjatë ditës kishin më shumë sasi të materies gri në zonën e pjesës së jashtme të lobit frontal. Sipas specialistëve, “kjo zonë shfaq një hollim kortikal gjatë zhvillimit dhe te fëmijët me kuotë intelekti më të madhe ky hollim rezulton veçanërisht i theksuar”. Megjithatë duhen bërë hulumtime të mëtejshme, për të kuptuar nëse TV provokon këto dëme cerebrale në mënyrë të drejtpërdrejtë apo është indirekt përgjegjës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top