Lifestyle

May 3, 2018 | 13:50

Tendenca e kësaj vere… veshjet me pika

Një nga tendencat e sezonit të bukur, fantazia me pika, është në fakt protagoniste legjendare, e përjetshme dhe ultra-femërore.

Në veshjet më romantike ose në veshjet e zyrës, në funde dhe pantallona, si dhe në pantallona të shkurtra ose në këmisha, stampimet me pika këtë vit janë “qershia në veshje”.

Me pak fjalë, në veshjet e verës ka shumë veshje ku kanë “lulëzuar” shumë pika të madhësive të ndryshme, në format mini ose maxi, varësisht nga shijet tuaja personale.

Edhe aksesorët më të mirë të sezonit kërkojnë me zë të lartë pikat: nga çanta e shpinës tek ato të vogla, nga balerinat tek kapelet, ju mbetet vetëm të zgjidhni.

Perfekte për veshjet e ditës që priren të jenë rastësore, por pa harruar asnjëherë një prekje romantike dhe gjithashtu të përshtatshme për veshjet më të bukura të mbrëmjes, ky stampim është aq i përshtatshëm për t’u veshur në çdo rast.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top