Lifestyle

October 5, 2018 | 14:58

Tendenca e thonjve për sezonin vjeshtë-dimër 2018-2019 (Foto)

Ngjyrat tendencë të manikyrit për stinën e vjeshtës janë të ngrohta me nuanca të tokës, deri tek ngjyra blu e thellë dhe e kuqe. Ngjyra blu në thonj do të preferohet metalike, ndërsa e kuqja bordo, është një zgjedhje perfekte për këtë sezon. Tendenca e formës së thonjve janë thonjtë e shkurtër praktikë ose në formë rrumbullake.

Le të zbulojmë tendencat në fushën e manikyrit, për sezonin vjeshtë-dimër 2018-2019!

Metalizato

Efekti metalizato do të jetë protagonisti më i madh, si për sytë, edhe për buzët, por në mënyrë të veçantë për thonjtë, për të dhuruar efektin shik. Thonjtë me xhel metalizato me të gjitha ngjyrat; e rëndësishme është që të duken shumë të ndritshme.

Nude

Thonjtë ngjyrë nude të japin një pamje elegante dhe super të kuruar, përveçse janë në modë. “Thonjtë nude duken natyralë, ose mund t’i dekoroni me dizajne të ndryshme. Është thelbësore, në fakt, që të keni duar shumë të kuruara pa kutikula, në mënyrë që të duken të shkëlqyera dhe të shëndetshme.

Ngjyrat e errëta

Nga lejlaja, tek bordoja, nga jeshilja, tek bluja e errët dhe e zeza. Ngjyrat e errëta shumë të dashura në vitet e kaluara gjatë stinëve të ftohta, kthehen edhe këtë vit. Të dhurojnë një stil të sofistikuar dhe intensiv.

E zezë dhe argjend

Një nga kombinimet më të mira! E zeza dhe argjendi janë një kombinim misterioz dhe sensual. Shkëlqimi i argjendit kombinohet në mënyrë perfekte me ngjyrën më misterioze, të zezën.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top