FB

April 29, 2024 | 7:38

Tendencat e thonjve të momentit sipas yjeve

 

Nga manikyrët e tejdukshëm te ngjyrat e ndezura, ja se cilat janë propozimet më të vlerësuara. Nisur nga një kalendar i pasur ngjarjesh, ky fillim viti ka sjellë me vete risi të shumta në fushën e bukurisë.

thonjte  thonjte1

Nga tapetet e kuq të çmimeve Grammy dhe Golden Globes te sfilatat e modës së lartë dhe koleksionet vjeshtë-dimër 2024/25, sigurisht që nuk kanë munguar mundësitë për të famshmit, për të na treguar një manikyr të ri. Të fiksuar në foto, thonjtë e yjeve kanë pushtuar objektivin, duke konfirmuar se cilat janë tendencat më të njohura të artit të thonjve të momentit.

Në një alternim gjatësish dhe formash, ndër të cilat mbizotërojnë ato ovale dhe të ngushta të frymëzimit natyral, thonjtë ngjyrosen në sipërfaqe me manikyr të cilët shkojnë nga nuancat transparente të rozës dhe të bardhës qumështore në ato brilante të të kuqes rubin dhe çokollatë. Këtyre i shtohen edhe manikyrët frenç, të cilët tashmë janë kthyer në trend në versionin e tyre më klasik me një kornizë të trashë dhe të bardhë, si dhe arti i thonjve me modele të papërshtatshme. Edhe në këtë rast, megjithëse loja e ngjyrave dhe e dekoreve i lë më shumë hapësirë kreativitetit, rikonfirmohet një shije e përgjithshme për maturinë.

thonjte2

Të magjepsur nga rikthimi i bukurisë natyrore, ku produktet dhe gjestet e bukurisë synojnë kryesisht përmirësimin pa mbizotëruar pamjen, tendencat e thonjve të zgjedhura nga yjet janë një përzierje transparencash dhe referencash për klasikët e mëdhenj.

thonjte6

Para së gjithash, manikyrat nudo të dalluara tek të famshmet si Dua Lipa, Kylie Jenner, Dakota Johnson dhe Margot Robbie, ku thonjtë natyralë janë të dukshëm për të krijuar një efekt transparent.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top