Tenisi zgjat jetën më shumë se sa futbolli. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Oksfordit, që e kanë botuar studimin e tyre në “British Journal of Sports Medicine”.
Sipas studiuesve, kush praktikon sportin e tenisit ka 47% më pak mundësi të që vdesë para kohe, se sa ata persona që nuk bëjnë aktivitet fizik. Studiuesit analizuan të dhënat e njëmbëdhjetë studimeve të mëparshme nga viti 1994 deri në 2008 në Skoci dhe Angli.
Rezultatet nxorën në pah se kush luan tenis ka një rënie të rrezikut të vdekjes së parakohshme më të lartë se çfarëdolloj disipline tjetër sportive. Në vendin e dytë ishte sporti i notit, që pakësonte rrezikun e vdekjes nga iktusi ose infarkti me 28%, ndërsa në vend në tretë ishte gjimnastika aerobike me 27%.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.