FB

July 17, 2025 | 16:30

Tensionet në ambientin e punës: Një fenomen në rritje?

 

Në vitet e fundit, sjelljet agresive në ambientin e punës janë bërë një shqetësim gjithnjë e më i pranishëm në shumë sektorë të shoqërisë. Qoftë në formën e kërcënimeve verbale, sjelljeve poshtëruese apo agresionit fizik, kjo dukuri ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në mirëqenien e punonjësve, por edhe në efektivitetin dhe klimën e përgjithshme të punës.

Aurora Pirraku, kriminologe, psikoterapeute

Aurora Pirraku, kriminologe, psikoterapeute

Shpesh e nënvlerësuar ose e heshtur për shkak të frikës apo mungesës së mbështetjes, dhuna psikologjike dhe fizike në vendin e punës lë pasoja të thella tek individët e prekur. Ky artikull trajton ndikimin që situatat kërcënuese në punë kanë mbi shëndetin mendor dhe fizik të individëve, si dhe jep disa këshilla praktike për t’u përballur me to dhe për të ruajtur ekuilibrin personal.

 

Përkujdesje psikologjike

Një person që ka qenë i ekspozuar ndaj një situate kërcënuese përjeton shpesh reagime emocionale dhe fizike. Këto reagime janë plotësisht normale dhe personi mund të ndihmojë veten në disa mënyra.

Reagime të zakonshme pas një situate kërcënuese

-Stres fizik si rrahje të forta zemre dhe probleme me stomakun

-Vështirësi në përqendrim

-Luhatje të humorit

-Probleme me gjumin

-Kujtime të pakëndshme që rikthehen në mendje

-Vigjilencë e tepërt dhe shqetësim

konflikt pune

Metoda për të ndihmuar veten

-Përpiqu të mbash rutina të zakonshme ditore

-Kujdesu për trupin tënd me gjumë të mjaftueshëm, ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik

-Shmang plotësisht alkoolin dhe drogat

-Sigurohu që përditshmëria të përfshijë aktivitete pozitive

-Bëj gjëra që të ndihmojnë të relaksohesh; stërvitje, lexim ose relaksim

-Qëndro me miq dhe familjarë të afërt

-Trego çfarë ke përjetuar me persona që i beson – përfshirë kolegët e punës nëse ndihesh rehat me ta

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top