Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre. Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave.
Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e individit. Por më i përhapuri është tendenca për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat. Persona të cilët nuk e lejojnë veten të preken apo të shprehin emocionet që përjetojnë janë dhe më të prekurit. Sipas të dhënave ata që preken apo vuajnë nga hipertensioni marrin shumë përgjegjësi mbi vete, dhe nuk dinë të thonë jo kur u kërkohet diçka.
Sforcimi i tepërt që gjeneron hipertensionin
Hipertensioni ka edhe shkaqe genetike, por një nga shkaqet kryesore është edhe sforcimi i tepërt dhe i vazhdueshëm. Nuk ka rëndësi nëse ky sforcim është psikologjik, fizik apo emocional.
Mjafton një shqetësim në punë, keqkuptim mes miqsh apo dhe një problem familjar dhe nivelet e presionit në gjak fillojnë të rriten. Tensioni lidhet me presionin e gjakut në enët e gjakut të cilat furnizojnë organet madje dhe në disa qeliza specifike të trurit.
Hiper-presioni ndodh sepse për një arsye apo tjetrën, kërkesa për furnizim me gjak në trup rritet.Truri kërkon furnizim me gjak, por në të njëjtën kohë duhet të ekuilibrojë furnizimin e organeve apo qelizave të tjera që kanë nevojë për gjak. Kështu ndodh që mekanizmi fiziologjik i cili kontrollon presionin e gjakut në organizëm të çekuilibrohet.
Të gjeni nxitësit e krizave të hipertensionit ju çon një hap më afër trajtimit të tij
Kur hipertensioni shfaqet mund të jetë i lehtë, i moderuar ose akut; mund të jetë në formë tranzitore, i përkohshëm ose i përhershëm. Gjithçka varet nga karakteristikat psiko-fizike individuale, por dhe nga mënyra e jetesës, ushqimit dhe shëndetit mendor. Ajo që është dhe më e rëndësishmja është të eleminohen sjelljet që shkaktojnë sforcim të tepërt të organizmit. Duhet të kuptojmë se cilat gjëra na nxisin reagime nervozizmi si dhe të menaxhojmë më mirë përgjegjësitë që kemi. Nëse kemi ngarkesa psikologjike mund të shkarkohen emocionet e ndrydhura përmes aktivitetit fizik.
Por dhe dieta ushqimore duhet të jetë e mirë-ekuilibruar. Duhet treguar kujdes që të mos përfshihen ushqime që shkaktojnë rritjen apo përkeqësimin e simptomave të hipertensionit.
Burimi/AgroWeb.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.