FB

April 22, 2022 | 11:40

Tensionimi i muskujve para së të flini, ju ndihmon të futeni në gjumë të thellë

Mezi prisni një gjumë të mirë pasditeve, dhe jo vetëm? Provoni së pari të shtrëngoni muskujt për të rritur përfitimet e gjumit…

839fd8d5-1607-4f35-87e4-0f452cdb5dc5

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit të cilët me qëllim tensionuan, dhe më pas relaksuan muskujt e tyre para se të flinin, kishin 125 për qind më shumë gjumë të thellë dhe një model të përmirësuar të gjumit, në krahasim me ata që kishin dëgjuar muzikë relaksuese. Ekipi, nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine dhe Universiteti Princeton në SHBA, studiuan 50 njerëz teksa ishin shtrirë për një sy gjumë në orën 13:00. Studiuesit zbuluan se të dy grupet treguan modele të ndryshme të ritmit të gjumit. Autori kryesor Dr Katharine Simon tha: “Ne zbuluam se ata që u angazhuan në PMR (tensioni i muskujve) para gjumit treguan aktivitet më të madh të ritmit të trurit të gjumit në anën e djathtë që nga fillimi – të cilin ne presim ta shohim në individë më të pushuar mirë”. Dr Simon tha se PMR është diçka që njerëzit mund ta provojnë lehtësisht në shtëpi përpara se të flenë. “Të gjithë do t’ju kalojnë nëpër hapat e tendosjes së muskujve të caktuar në trupin tuaj, d.m.th. të bëni grushta dhe t’i shtrëngoni fort për 10 sekonda dhe më pas t’i relaksoni. Kjo bën që muskujt të relaksohen më shumë se përpara tendosjes fillestare.”

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top