Këshilla & Arsye

September 22, 2017 | 12:40

Teprimi me këto ushqime gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e sëmundjeve mendore tek fëmijët

Konsumi në sasi të madhe i proteinave të gjendura tek mishi, djathi dhe bishtajoret gjatë shtatzënisë rrit rrezikun që fëmija të zhvillojë skizofreni më vonë gjatë jetës, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se “abuzimi” me aminoacidet e zakonshme, të gjendura gjithashtu tek peshku dhe produktet e bulmetit, si edhe tek frutat e thata dhe drithërat – shkakton simptomat e skizofrenisë tek fëmija.

1

Në studimin e parë të këtij lloji, shkencëtarët zbuluan se minjtë, nënat e të cilëve morën sasi të lartë të metioninës gjatë shtatzënisë, shfaqën sjellje të ngjashme me skizofreninë. Hulumtuesit shkencorë shpresojnë se ky zbulim i ri të shërbejë për prodhimin e ilaçeve të reja kundër çrregullimeve psikike. Sipas autorit kryesor të studimit, Amal Alachkar, nga Universiteti i Kalifornisë, studimi provon thënien, “jemi ajo çfarë nënat tona kanë ngrënë”, citon gazeta Shëndeti. Skizofrenia është një gjendje e rëndë afatgjate e shëndetit mendor, ku një person nuk është i aftë të ndajë mendimet dhe idetë nga realiteti. Simptomat përfshijnë halucinacione, iluzione, mendime të ngatërruara dhe ndryshime në sjellje. 

Çfarë është metionine? 

Metionine është një aminoacid esencial – një nga blloqet ndërtuese të proteinës që ndihmon në krijimin dhe rigjenerimin e qelizave, që nuk mund të prodhohen nga trupi kështu që shumica vjen nga ushqimet. Ajo është e nevojshme për rritjen dhe riparimin e indeve si dhe ndihmon në zbërthimin e yndyrës në mëlçi dhe arterie. Mungesa e metioninës mund të shkaktojë probleme me mëlçinë, humbje të masës muskulore, dobësi, letargji dhe vonesë në zhvillimin e fëmijëve.

Cilat ushqime përmbajnë metioninë?

 Ushqimet e pasura në metioninë janë frutat e thata, mishi i viçit, qengjit dhe shpendëve, djathi, peshku, vezët, produktet e sojës, bulmeti dhe bishtajoret. Aminaocidet janë më të mira tek produktet shtazore. Mishi i pulës dhe peshkut kanë nivele më të larta, ndërsa qumështi, mishi i kuq dhe vezët kanë më pak. Soja dhe bishtajoret thuhet se kanë nivele më të pakta të metioninës. Me pak fjalë, i konsumoni këto ushqime, vetëm mos e teproni me to gjatë shtatzënisë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top