Mirëqenie

January 22, 2021 | 8:02

Terapia e artit në ditët tona, përkushtimi për të gjetur vetëkontrollin

 

Përgatiti Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Terapia e artit përpiqet për të arritur këtë objektiv nëpërmjet artit. Terapisti pret, legjitimon, shpreh dhe amplifikon mesazhet e klientit jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por priret të realizojë produktin artistik, mjet për përdorimin e materialeve të lira dhe jo teknike. Studimi i terapisë së artit është një ambient shumë i ndryshëm për studimet e tjera të psikoterapisë dhe një vend që privilegjon dhe stimulon kreativitetin dhe kthimin në lojën e foshnjërisë.

Terapia është sot sinonimi i një aksioni të bazuar mbi:

1. Botëkuptim pozitiv të shëndetit

2. Bashkëpunim si kërkim i mirëqenies psikike-fizike e shoqërore duke i bërë apel kreativitetit, aftësisë komunikuese dhe zhvillimit personal. 

Terapia e Artit zhvillohet në një dhomë të ndriçuar dhe e ngjyrosur e pajisur me fletë, karta të çdo tipi dhe dimensioni, lapsa, pendë, allçi, plastelinë, lëmsh leshi, gërshërë, ngjitëse, vinovil. Nuk është një vend ku luhet, shfaqet, eksperimentohet, por është një kompleks terapeutik ose një hapësirë e caktuar, që ndjek një rregull, ka një kuptim dhe bëhet e dobishme, për të lehtësuar vetëdijen dhe zhvillimin emotiv dhe për të kuruar.

Në terapinë e artit, klientët, përveç të folurës, shohin, prekin, bëjnë diçka, realizojnë objekte krijojnë një histori të vërtetë të vetën, e arritur nga imagjinata dhe objektet, me të cilën klientët mund të ndeshen të ndihmuar nga terapistët. Kalimi brenda-jashtë i impulsit të brendshëm në krijim, është një moment delikat, aktiv krijues. Ky moment implikon një impenjim të vërtetë për arritjen e një kontrolli të mjaftueshëm në përdorimin e materialeve.

Procesi krijues mund të përfaqësojë një rast argëtimi, një rast i një kategorie reflektimi ose soditje, por gjithashtu një mundësi frustrimi, në rastin në të cilin, klienti nuk arrin të shfaq ose të tregojë në formë pamore ato të cilat ka në mendje. Është e rëndësishme që terapisti mund të ketë një ndjeshmëri të veçantë për të punuar momente eventuale frustrimi të përdoret pastaj për një vlerësim të thjeshtë të vlerave të jashtme të produktit por për kuptimin e cila është prezantuar dhe komunikon me marrëdhënien sinjifikative të klientit.

1

Në Terapinë e Artit për të punuar bashkë me persona dhe për të integruar pjesët, është fondamentale që terapistët e artit janë në gjendje të vënë në komunikim fjalë dhe imazhe. Kështu që klienti e sheh atë që prodhon si diçka e thellë e tij, e të brendshmes, që e ndihmon për t’u futur në lidhje me të jashtmen si dritare e botës së tij.

E kjo nuk do të ekzistonte pa njohjen e artit modern, që ka paraqitur një raport të ri me punën dhe ka një rivlerësim të artit fëmijëror si gjuhë spontane, mbartës i mesazheve të thella. Terapia implikon kështu një lidhje ndërmjet pak a shumë dy personash, terapistit e klientit duke impenjuar këtë që vjen i përcaktuar zakonisht aleanca terapeutike.

Terapia e artit bën që ndjenja të pjesshme mund të aktivizohen falë pranisë së një figure të gatshme dhe të mbështetjes se terapistit, i cili është gati të asistojë klientin gjatë ekzekutimit të aktivitetit ekspresive.

Teknikat dhe materialet e vëna në dispozicion klientit, nga ana tjetër konsistojnë:

1. Të shprehin,

2. Të ndërgjegjësojnë,

3. Të modifikojnë

4. Të zgjidhin problemet që e kanë sjellë deri tek terapia, ose për të ndarë me terapistin vizionin vetjak.

Terapeuti dhe klienti bashkëpunojnë në zbatimin dhe në përfshirjen e procesit artistik dhe të arritjeve. Ndryshimi që zhvillohet ndërmjet tyre shtrihet në punën e krijuar në brendësi të realizimit duke shtuar një dimension të tretë një rrugë të re komunikimi lidhur me atë jo gojore, simbolikën, në lojën ndërmjet dy personave të përfshirë. 

Në terapinë e artit fjala art paraqitet si një fuqi që secili ka të hartojë artistikisht jetën e tij dhe të transmetojë në mënyrë krijuese të tjerëve, për të lehtësuar një gjendje të të qenit mirë ku me qenë d.m.th. të jesh, të ekzistosh, kështu që të qenit mirë është në kundërshtim me të qenit keq, të jesh keq në vështirësi e pa kënaqësi. 

Çdo njeri ka në vetvete një potencial vetëgjenerues shumë të madh që shpesh është i mjaftueshëm vetëm të nxitet. Të gjithë teknikat terapeutike të artit kanë edhe këtë funksion përveç asaj që të përmirësojmë komunikimin ndërmjet trupit dhe shpirtit.

Terapia e artit dhe këshillimi i orientuar mbështjell pikërisht këto kapacitete të keqpërdorura dhe pak të paqarta dhe privilegjojnë komunikimin jo-verbal, duke shfrytëzuar veçantitë e punës së artit, për t’i komunikuar këto kapacitete të cilat janë një burim i pashtershëm njerëzor. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top