Si një terapiste traumatike e çertifikuar nga EMDR Albania dua t’ju bëj të ditur se 70% e të rriturve amerikanë kanë të paktën një ngjarje traumatike në jetën e tyre (Instituti Sidran, 2018).
Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Çrregullimi i stresit post-traumatik prek dy herë më shumë femrat sesa meshkujt. Njerëzit që kanë përjetuar ngjarje traumatike kanë mendime të këqija që lindin nga hiçi, kanë reagime të forta dhe të vogla, në dukje të parëndësishme por që nxisin dhe shkaktojnë emocione negative. Megjithatë, ata mund të mos mbajnë mend detaje të asaj që ju ndodh, mund të ndjehen të mpirë emocionalisht ose të kenë simptoma fizike të çuditshme dhe të pashpjegueshme. Çrregullimi sjell shqetësime intensive dhe mund ta bëjë personin jofunksional, por pa fajin e individit. Ka metoda të çertifikuara shkencërisht që sjellin shërimin e traumave psikologjike, si psikoterapia, terapia EMDR etj. Ka shpresë! A mundet çdo person që vuan të punojë me plagët/lëndimet e tij dhe të kapërcejë dhimbjen dhe shqetësimin dhe të kthejë jetën e tij? Po, çdo i plagosur mund të bëhet lulja që do të lulëzojë në të çarë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.