Në fokus

July 12, 2018 | 14:19

Terapia me bebe kukulla për pacientët me Alzheimer dhe Demencë

Megjithëse bebet kukulla janë përgjithësisht për fëmijë, këto kanë shkaktuar një efekt pozitiv në imagjinatën e grupi të moshuarish. Një kompani e asistuar u ka sjellë bebe kukulla që tingëllojnë dhe u ngjajnë fëmijëve të vegjël pacientëve me Alzheimer dhe Demencia, si një mënyrë për të përforcuar sjelljet edukative dhe uljen e stresit.

Bebet kukulla sjellin gëzim në ditën e pacientëve dhe i ndihmojnë ata të kujtojnë se çfarë do të thotë të kujdesesh për dikë. Një efekt i papritur i lodrave është se shumë pacientë kanë qenë në gjendje të ulin medikamentet e tyre të ankthit, pasi u lejojnë atyre të përqendrohen në kujdesin ndaj kukullave.

Gjatë “Terapisë me përqafim”, ata përqafojnë, mbajnë, shkëmbejnë, dhe kujdesen për bebet kukulla, ashtu si ta kishin fëmijë. Ky kujdes për kukullat ka treguar të ulë ndjeshëm depresionin dhe agjitacionin e qytetarëve të moshuar, u lejon atyre të shprehin dashuri dhe të krijojnë një ndjenjë të lidhjes me mjedisin e tyre dhe botën.

Megjithëse “Terapia me përqafim” nuk është zgjidhja më teknologjike, pacientët kanë një reagim të fortë emocional dhe tregojnë shenja të përmirësimit kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre mendor. Drejtoresha Ekzekutive, Terra Brown tha: “Në mesin e formave të ndryshme të terapisë rekreative që kujdestarët tanë sigurojnë, ne kemi gjetur që terapia e përqafimit është një nga më të thjeshtat dhe më terapeutike. Është gjithashtu një nga më të suksesshmet pasi u jep pacientëve tanë një ndjenjë qëllimi për të cilën ata dëshirojnë.”

 

Burimi / goodnet.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top