Studim

July 12, 2018 | 13:49

Studim / Ushqimin e shëndetshëm e zgjedhim në bazë të ngjyrës

Është fakt: kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile.

Në fakt nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një instinkt i saktë që na çon në preferencën e ushqimeve që i konsiderojmë të ushqyeshme. Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale”, një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Tek njeriu, ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes, shikimi ka një rol dominues në përzgjedhjen e ushqimit. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës.

Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme. Raffaella Rumiati, një neuroshkencëtare dhe koordinatore e studimit thotë: “Sipas disa teorive, sistemi ynë viziv ka evoluar për të identifikuar lehtësisht frutat perimet, e në veçanti ushqimet në mes të gjetheve të xhunglës”. Ja pse preferenca për ngjyrën e kuqe, tregon frutat më të ëmbla dhe më me kalori, krahasuar me gjethet.

“Tek ushqimet natyrale, të papërpunuara, ngjyra është një parashikuese e mirë e kalorive. Sa më i kuq të jetë një ushqim i papërpunuar, aq më ushqyes është, ndërsa ato jeshile kanë tendencën të jenë më pak kalorike, pra dhe më pak të dobishme për mbijetesën e organizmit”, shprehet Francesco Foroni, autori i studimit.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top