Mirëqenie

November 21, 2020 | 8:11

Terapia muzikore dhe Covid-19 për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien mendore

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Testi i bërë nga pitali i Barit në Itali: Terapia Muzikore për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien mendore.

Në ditët e Pandemisë, studiues të Terapisë Muzikore zhvilluan teste për të vërtetuar ndikimin e muzikës tek stafet klinike për të ndikuar tek nivelet e tyre të lodhjes, trishtimit, frikës dhe shqetësimit.

1.U vlerësua ndikimi i Terapisë Muzikore: Si një ndërhyrje mbështetëse për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien në Stafin Klinik që punonte me pacientë me COVID-19.

2.Pjesëmarrësit në Test: U regjistruan si rezultat i marrëveshjes spontane (N = 34) dhe iu dha ndërhyrja e largët pranuese e MT për një periudhë 5-javore. Nivelet e tyre të lodhjes, trishtimit, frikës dhe shqetësimit u matën me MTC-Q1 para dhe pas ndërhyrjes së MT.

Si përfundim mbas 5 javësh studim është vërejtur një ndryshim pozitiv i menjëhershëm në statusin emocional të stafit klinik nga ndikimi i  Terapisë Muzikore.

5 mënyrat si ndihmon muzika gjatë pandemisë COVID-19

1.Dëgjoni artistë të rinj çdo javë!

Muzika mund të na ndihmojë të shoqërohemi dhe të relaksohemi edhe gjatë një kohe të izolimit shoqëror.

Koncerte të orkestrave të mëdha botërore

Lidhja virtuale me komunitetin e muzikës Zum!

2.Muzikë në aparatet tona, vetë terapi!

-Krijimi i instrumentave të bërë në shtëpi dhe eksplorimi i tingujve të veçantë të tyre! 

-Instrumenta që bëjnë zhurmë

-Bateri në kushtet e shtëpisë

-Tamburina me sende shtëpiake

-Këmbana me sende shtëpiake

-Capare me sende shtëpiake

3.Lojëra në Google!

-Sintetizator (Tastierë)

-E kënduar a capella, pa shoqërim individuale

-Ose loja me DJ

4.Muzika mund të ndihmojë në rritjen e krijimtarisë dhe kuriozitetit tuaj!

Muzika mund të na japë mundësinë të provojmë diçka të re 

Muzika mund të na ndihmojë të shoqërohemi dhe të relaksohemi edhe gjatë një kohe të izolimit shoqëror.

Koncerte të orkestrave të mëdha botërore

Lidhja virtuale me komunitetin e muzikës Zum!

5.Muzika mund të na ndihmojë të përpunojmë dhe ulim stresin

Vetë-terapia e muzikës në internet!

-Kompozimi i një kënge, për vetëshprehje

-Relaksim i (guiduar) (Helen Bonny) drejtuar për të lehtësuar ankthin dhe stresin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top