FB

March 19, 2021 | 9:12

Terapistët e çifteve zbulojnë zakonet e përditshme që e bëjnë lidhjen tuaj më të fortë se kurrë…

Kërkimet tregojnë se zakonet e thjeshta si qëndrimi në kontakt gjatë ditës dhe fjetja në të njëjtën kohë mund të ndihmojnë që marrëdhënia juaj të forcohet. Edhe pse kjo mund të jetë e qartë, shumë terapistë dhe psikologë na tregojnë se sa të rëndësishme janë këto veprime të vogla për krijimin e afërsisë dhe besimit. Gjeni një mënyrë që funksionon për lidhjen tuaj dinamike dhe filloni të praktikoni këto zakone, shkruan “Bright Side”.

  1. Praktikoni komunikim të lirë dhe të hapur.

Kjo sepse komunikimi konsiderohet të jetë pjesë qendrore e çdo marrëdhënieje nga ekspertët e marrëdhënieve. Kjo i lejon partnerit tuaj të kuptojë frikën, shpresat dhe besimet tuaja dhe ju jep të dyve një shans për t’i thënë njëri-tjetrit diçka për të cilën nuk jeni dakord. Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me të folurit, por edhe me dëgjimin aktiv të partnerit tuaj pa ndonjë shpërqendrim.

  1. Kultivoni interesa të përbashkëta.

Duket se ndarja e aktiviteteve ose pikëpamjeve të ngjashme mbi tema të caktuara është një recetë për një marrëdhënie të fortë. Çdo aktivitet pa stres dhe që rrit afërsinë tuaj shoqërohet me marrëdhënie më të lumtura, sipas disa studimeve. Kjo varet nga fakti se sa të përkushtuar jeni të dy në këtë aktivitet, pasi ato ndihmojnë për ta mbajtur marrëdhënien tuaj të fortë dhe të shëndetshme.

  1. Mbani kontakte gjatë gjithë ditës.

Dërgimi i një mesazhi ku e komplimentoni partnerin për diçka, një foto qesharake që ju bëri të qeshni, ose thjesht një koment pozitiv mund të krijojë një ndjenjë afërsie. Thjesht duke i dërguar mesazhe për t’i treguar që po mendoni për ta mund të forcojë lidhjen tuaj, pasi kjo mund t’i ndihmojë të ndihen më të kënaqur me marrëdhënien. Duket gjithashtu se të qenit i përgjegjshëm është një pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje të ngushtë, që do të thotë se përgjigja ndaj mesazheve të partnerit tuaj janë të rëndësishme.

  1. Kushtojini vëmendje gjërave të vogla.

Kjo do të thotë që ju duhet të filloni të vini re nevojat delikate të partnerit tuaj, të cilat, më parë, nuk i keni parë kurrë. Këto njihen si “oferta” , sinjale delikate që partneri jep për vëmendje, nga një shkelje syri te një pyetje e hapur. Mos vënia re e tyre mund të çojë në pakënaqësi, pasi ata mund të mendojnë se nevojat e tyre nuk po plotësohen kur të zgjasin dorën.

  1. Bëni punët së bashku.

Sot duket se punët e shtëpisë ndahen mes një çifti më shumë sesa disa dekada më parë, pasi burrat kanë më shumë gjasa të ndihmojnë në shtëpi. Nuk është për t’u habitur që hulumtimi ka zbuluar se çiftet janë më të lumtur kur ndajnë punët e shtëpisë, veçanërisht kur lajnë enët. Me të vërtetë duket se ndarja e punëve të përditshme është thelbësore për një martesë të lumtur.

  1. Komplimentoni njëri-tjetrin.

Shprehja e mirënjohjes dhe vlerësimit ndaj njëri-tjetrit është një themel i rëndësishëm i çdo marrëdhënieje. Kjo mund të jetë gjithçka, duke u thënë atyre se sa të mahnitshëm janë, duke komplimentuar pamjen dhe rrobat e tyre, duke u thënë sa i vlerësoni. Studimet kanë zbuluar se kjo mund të ndihmojë partnerët që kanë vetëvlerësim të ulët.

  1. Qeshni së bashku.

Është zbuluar se të qeshurit së bashku ju afron më shumë, sepse ndjeni se e shihni botën në të njëjtën mënyrë. Duket se e qeshura ju bën më të afërt se kurrë me atë që doni dhe forcon marrëdhënien tuaj.

  1. Tregoni vlerësim.

Ka shumë mënyra për të treguar mirënjohjen dhe vlerësimin tuaj për partnerin, dhe të gjitha janë efektive. Mirënjohja ,sipas hulumtimeve, ishte e lidhur me marrëdhënie më të përkushtuara dhe më afatgjata, duke sugjeruar se ajo është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënieje të lumtur.

  1. Zgjidhni debatet në të njëjtën ditë.

Dashuria nuk është gjithmonë një parajsë dhe kur ndodhin debate është e rëndësishme që të merreni me ta në një mënyrë të shëndetshme. Një mënyrë është të siguroheni që e keni biseduar dhe e keni kapërcyer çështjen së bashku në të njëjtën ditë, nëse është e mundur. Në fakt, është zbuluar se është më e vështirë të heqësh qafe negativitetin pas gjumit të një nate, kështu që është më mirë të mos e lëmë atë të zvarritet për disa ditë.

  1. Gjeni kohë për të thënë “përshëndetje” dhe “mirupafshim”.

Vetëm disa sekonda janë gjithçka ju duhen për t’i treguar partnerit se sa të rëndësishëm janë. Edhe pse mund të duket si një detaj i vogël, mund ta forcojë shumë marrëdhënien tuaj duke u treguar atyre që ju ka marrë malli dhe se jeni të ngazëllyer që i shihni përsëri, edhe nëse janë të rraskapitur. Në fakt, disa terapistë çiftesh flasin për rëndësinë e përshëndetjes me njëri-tjetrin për të ndaluar krijimin e ndonjë inati mes jush. Kjo mund t’ju lidhë përsëri pas një dite që keni qëndruar larg njëri-tjetrit dhe të tregojë se kujdeseni për njëri-tjetrin.

  1. Thuaj të dua.

Thënia e këtyre 3 fjalëve në bisedat tuaja çdo ditë mund ta kujtojë partnerin se sa kujdeseni për ta. Ju gjithashtu mund t’u tregoni atyre sa i doni çdo ditë pa thënë asnjë fjalë. Në disa raste mjafton që të mos bëni rrëmujë ose të rregulloni kuzhinën apo dhomën e ndenjes.

  1. Bëni surpriza për njëri-tjetrin.

Sipas hulumtimit, çiftet janë më të lumtur kur bëjnë veprime të vogla mirësie dhe tregojnë respekt dhe afeksion ndaj njëri-tjetrit. Kjo bën që martesa të zgjasë dhe të jetë spontane. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa blerja e vakteve të tyre të preferuara ose bërja e vaktit të tyre të preferuar. Këto veprime mund t’ju afrojnë vërtet më shumë.

  1. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë.

Kërkimet na tregojnë se kjo është pjesë e formulës sekrete për një marrëdhënie të lumtur. Kjo sepse ju krijoni hapësirë për t’u përqendruar te njëri-tjetri. Për më tepër duke fjetur në të njëjtën kohë, çiftet bëjnë një gjumë të mirë natën dhe janë më të lumtur së bashku. Biseda me kokën në jastëk gjithashtu është shumë e rëndësishme për të mbajtur një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top