Flirt apo jo flirt? Pranvera është stina e rilindjes së natyrës dhe ndjenjave. Dhe rilindja e ndjenjave është edhe flirti. Edhe pse ky art delikat i joshjes nuk është i pëlqyer nga të gjithë, flirti është një mundësi e mirë për të bërë hapin e parë ndaj dikujt. Po ju, a dini të joshni? Zbulojeni me testin e mëposhtëm…
- Një djalë i këndshëm në plazh ju sheh nga koka te këmbët. Ti:
a. I buzëqesh
b. Merr një pozicion më të përshtatshëm që të të shohë më mirë
c. Largon shikimin
- Ai të pëlqen dhe dëshiron të pini diçka. Çfarë bën?
a. Merr një pije
b. I thua jo, por pastaj herë pas here e ngacmon
c. Largohesh
- Çfarë shërben për të flirtuar?
a. Karizëm
b. Dinakëri
c. Bukuri
- Si mund ta provokosh dikë?
a. Duke e prekur në pikën e tij të dobët
b. Me një shikim
c. Duke bërë shaka me të
- Për ty flirti është:
a. Një sfidë
b. Një lojë
c. Bezdisje
- Një vajzë të kritikon në sy të djalit që të pëlqen. Ti:
a. I përgjigjesh me një buzëqeshje duke e përbuzur
b. Skuqesh dhe mundohesh të mos plasësh nga inati
c. E injoron
- Çfarë pëlqen më shumë tek ti?
a. Sjelljen
b. Sytë
c. Buzëqeshjen
- E konsideroni veten një njeri të lehtë?
a. Atëherë kur duhet
b. Po
c. Jo
- Doni të pini diçka falas. Çfarë bën?
a. Flirton me baristin
b. I thua mikut të zemrës që je pa lekë dhe e trishtuar
c. Nuk del fare nga shtëpia
- Vjen festa e vitit, look-u yt është:
a. Seksi dhe provokuese
b. I thjeshtë, por që bie në sy
c. Sportiv
- Kur flet me dikë që të pëlqen, sa afër tij qëndron?
a. Dua të jem sa më afër të jetë e mundur
b. Qëndroj jo më pak se sa dy hapa larg tij
c. Aq afër sa të mund të flas me tjetrin
- Flisni për gjithë mbrëmjen, keni afërsi, çfarë bën kur jeni duke u ndarë nga njëri-tjetri?
a. I bën një batutë të këndshme dhe pret që të të bëjë follow në instagram
b. I lë numrin e telefonit
c. I thua se shpreson ta takosh prapë së shpejti
Më shumë A
Mbretëreshë e joshjes
Je një mbretëreshë e vërtetë e flirtit! Ke stil, qoftë dhe vetëm nëse je duke folur me dikë në dyqan, di si të veprosh, si të joshësh, si të mbash një bisedë, si të shkatërrosh me sy dhe të provokosh vetëm me një buzëqeshje. Je kështu edhe kur dikush nuk të intereson. Joshja është art i yti.
Më shumë B
Bën sikur je e ndrojtur
Je një nga ato vajza që tregon pak, por kur e bën, e bën me klas. Je e zonja në artin e flirtimit, por fatkeqësisht më shumë kur dikush nuk ju tërheq. Sidoqoftë, drojtja juaj e rremë është një mburojë që të mbron dhe fsheh një dinakëri të fortë, karizmë dhe dëshirë për kënaqësi. Je një fitimtare e mirë, e qetë.
Më shumë C
Nuk di të joshësh
Flirtet? Urren të flirtosh, vihesh në siklet nga vëmendja e të tjerëve dhe akoma më shumë kur duhet ta bësh ti këtë gjë. Të tregosh se si je është një gjë që të bezdis dhe të duken qesharake të gjitha ato poza dhe spërdredhje që ndodhin zakonisht mes dy mikeshave dhe kandidatëve të tyre. Me pak fjalë: je kundër joshjes. Dikush duhet të përpiqet shumë që të fitojë zemrën tënde dhe nuk bën asgjë për ta bërë për vete.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.