Teste

September 16, 2016 | 9:01

TEST/ A do ta falnit partnerin?

“Nëse dashuron dikë, mund ta falësh atë”, thoshte me urtësi François de La Rochefoucauld. Në fakt, nëse e do me të vërtetë shumë një njeri, duhet të jeni të aftë dhe ta falni, edhe nëse jeni duke përjetuar me dhimbje një tradhti. Ky test mund t’ju ndihmojë të reflektoni se si mund të reagoni në këtë situatë kaq të veçantë…

1. Kur diskutoni me partnerin e bëni se jeni në këndvështrime të ndryshme:

a. Mundohem shumë për të kuptuar më mirë arsyetimin e tij (dhe shpesh ia dal)

b. Diskutojmë gjatë, por më pas gjejmë një pikë që të përfaqësojë këndvështrimet tona

c. Diskutojmë e zihemi dhe më pas secili ka mendimin e vet

 

2. Jeni më kërkuese me të tjerët apo me veten?

a. Me veten

b. Varet nga situatat

c. Me të tjerët

 

3. Zakonisht ndiheni keq kur akuzoni apo ju akuzojnë?

a. Kur akuzoj

b. Në të dyja rastet

c. Kur më akuzojnë

 

4. Nëse mendoni për fjalën “tradhti”, çfarë ju vjen në mendje?

a. Askush nuk bën jetën perfekte

b. Jeta: momentet e saj të bukura dhe të shëmtuara

c. Pamundësia për t’u besuar të tjerëve

 

5. A mundeni të mendoni pozitivisht edhe në momentet e vështira?

a. Po, por duke pasur parasysh vështirësitë, mundohem gjithmonë të mendoj pozitivisht

b. Jo gjithmonë ia dal, edhe pse mendoj se funksionon

c. Jo, nëse jam në humor të keq nuk bëj asgjë për t’u bindur për të kundërtën

 

6. Nëse tradhtia do të ishte një mësim jete, çfarë mund t’u mësojë ajo njerëzve që e përjetojnë?

a. Të gjithë mund të rrëzohen në jetë dhe më pas të ngrihen

b. Që gjithçka mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin

c. Që nuk duhet t’i besojmë askujt përveç vetes

 

7. Zakonisht si i përjetoni kujtimet?

a. Kujtoj vetëm gjërat e bukura, ato të shëmtuarat (sidomos ato pa rëndësi) i harroj

b. Mundohem të përpunoj kujtimet e këqija, për t’i mbledhur në kohë e hapësirë dhe të mësoj të vuaj më pak

c. Mbaj mend shumë mirë çdo gjë, në veçanti ato që më kanë lënduar, për të mos e përjetuar sërish të njëjtën gjë

Zgjidhja e testit Shënoni:

3 pikë për çdo A

1 pikë për çdo B

0 pikë për çdo C

 

Profilet

Nga 0-4 pikë / Nuk dini të falni

Tradhtia nga një njeri i dashur për ju është një moment çarjeje, dhimbjeje të thellë, edhe sepse ndiheni të goditur në ndjenjat më intime, duke dëmtuar kështu edhe besimin që keni në vetvete. Me shumë gjasa do të reagonit tejet negativisht, edhe pse një përvojë e tillë mund të stimulojë mungesë ndjeshmërie dhe tolerance përkundrejt dobësive të të tjerëve. Në fakt, në marrëdhënie shfaqni se keni një dëshirë “pastërtie” jo realiste, perfeksioni që mund t’jua bëjë të vështirë fillimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të forta. Stërhollimi i tepërt i kujtimeve ju çon të mos harroni, duke gjykuar të tashmen dhe të ardhmen.

Nga 5-17 pikë / Falni me shumë mund

Shumica e njerëzve i përkasin kësaj kategorie: ata që vuajnë nga tradhtia menjëherë, por njëkohësisht janë mjaft konkretë për t’i gjykuar në thelb gjërat: një tradhti shpesh nuk e ndryshon marrëdhënien, nuk modifikon ndjenjat, edhe pse është tejet e vështirë për ta metabolizuar. Jeni të vetëdijshme për faktin që shpesh situatat e jetës lypin stërmundim dhe aftësi për t’i përballuar ndjenjat, për të rigjetur ekuilibrin që duket se ka humbur. Karakteri juaj është mjaft i qëndrueshëm, optimist, plot besim dhe jeni në gjendje të udhëhiqni mendimet, pa i lënë të përfshihen nga pasione të çmendura.

Nga 8-21 pikë / Dini të falni pa hezitim

Keni arritur një ekuilibër dhe vetëdije për t’u pasur zili, si në mënyrën e të menduarit, ashtu edhe në aftësinë për të përballuar ndjenjat dhe të lidheni me të tjerët. Kur është e nevojshme, dini të diskutoni pa asnjë vështirësi dhe nuk shfaqni se keni probleme për të bërë ndryshime në stilin e jetës, mbi të gjitha kur kjo shërben për të arritur objektivat që i keni paracaktuar vetes. Siguritë tuaja nuk derivojnë nga faktorët e jashtëm, por të brendshëm, ndaj për këtë arsye nuk keni frikë t’u ofroni solidaritet të tjerëve dhe dini të jetoni pa pritur shumë nga situatat apo nga njerëzit të cilëve mendoni se u keni dhuruar diçka të rëndësishme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top