Teste

February 20, 2017 | 11:50

TEST/ A e keni gjetur lumturinë?

Si je kur bie në dashuri? Je e ëmbël dhe e dashur, apo e tërhequr dhe e ftohtë? Je e sigurt që edhe partneri të shikon kështu?

1

Zbuloje me këtë test…

1. Çfarë bën kur duhet të urosh një njeri që e ke përzemër?

a. Shkon në shtëpinë e tij me një dhuratë për t’i bërë surprizë
b. E merr në telefon
c. E uron, por nuk shkon ta takosh edhe nëse ai ka organizuar një festë

2. Zakonisht kur del shëtitje me dikë, ku i mban duart?

a. Në xhep
b. Nën krahun e personit tjetër
c. Në krahët e personit me të cilin jam shoqëruar, sidomos nëse është partneri im

3. Si reagon kur sheh një të panjohur që po qan në rrugë?

a. Vazhdon rrugën, në fund të fundit nuk është puna jote
b. Mundohesh të kuptosh nëse mund të bësh diçka për të
c. Do të doje të afroheshe për ta ngushëlluar, por druhesh se mos bëhesh e bezdisur

4. Adhuron të dhurosh letra për të dashurit e tu?

a. Po, edhe pa asnjë rast
b. Vetëm nëse ia bën partnerit
c. Jo, i druhesh faktit se mund t’i lexojë edhe dikush tjetër

5. Çfarë zhanri të pëlqen më shumë të lexosh?

a. Romanet e dashurisë
b. Gazetat e përditshme me lajme aktualiteti
c. Klasikët e mëdhenj të letërsisë

6. Çfarë të shkon në mendje kur dëgjon mbiemrin “i rëndë”?

a. Diçka të mërzitshme
b. Diçka shumë të mundimshme
c. Një njeri shumë të shëndoshë

7. Sa kohë kalon në telefon?

a. Aq sa është e nevojshme për punën time
b. Sa më pak të jetë e mundur, sidomos nëse duhet të flas me një person të largët
c. Aq sa më duhet për të përshëndetur njerëzit që më rrethojnë

8. Nëse një mikesha jote vesh një veshje që i rri shumë bukur…

a. I bën një kompliment
b. E vë re menjëherë, por nuk i thua gjë
c. Ia thua me shumë entuziazëm që t’i bësh qejfin

9. Preferon të kesh pranë teje një njeri…

a. Të dashur
b. Që të respekton
c. Dikë që ka ecur përpara, profesionalisht dhe në jetën personale

10. Të ëndërrosh do të thotë…

a. Të humbasësh kohën kot
b. Të arratisesh nga realiteti banal që na rrethon
c. T’i japësh hapësirë fantazisë

PROFILI JUAJ:

untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top