FB

May 31, 2022 | 11:30

TEST / A është miqësi e vërtetë?

Kur lidhemi me dikë ekziston gjithmonë rreziku se mos bëhemi objekt zilie për të tjerët. Ky gjarpër, që fsheh brenda vetes një përzierje xhelozie dhe keqdashësie, pakënaqësi personale dhe një sërë pasojash të pashëndetshme, është i vjetër sa dhe njerëzimi. Në jetë ka gjithmonë zili. Ndaj kur ekziston një lidhje e fortë, e bazuar në besim, urojmë që të tjerët të mos na kenë kurrë zili.

Ndaj, zgjidhini mirë armiqtë, por edhe më mirë miqtë, dhe kjo është arsyeja për të cilën kur i besoni një miku, uroni që të ketë sa më pak zili. Duke qenë një ndjenjë e rrënjosur në natyrën e njeriut, mund t’ju ndodhë të keni zili një shoqe, por e rëndësishme është të dini ta menaxhoni këtë ndjenjë, në mënyrë që të mos rëndojë mbi lidhjen tuaj, edhe pse nuk ndodh gjithmonë kështu. Po miqësia juaj si është? Bëni testin tonë dhe kuptoni më shumë…

  1. A ia jepni pa problem rrobat mikeshës suaj?

a. Po, shpesh

b. Jo, pothuajse asnjëherë

  1. Ju ka ndodhur ndonjëherë të zbuloni se ajo ju ka fshehur diçka?

a. Asnjëherë

b. Po, ka ndodhur

  1. A ju ka thënë ndonjëherë shoqja juaj se di të bëjë diçka më mirë se ju?

a. Jo, asnjëherë

b. Po

  1. Sapo keni marrë një rol më të mirë në punë. Si mendoni se do të reagojë ajo?

a. Me entuziazëm

b. Nuk do të jetë edhe aq e lumtur

  1. Nëse mendoni për shoqen tuaj, cila ngjyrë ju vjen në mendje?

a. E verdhë dhe e gjelbër

b. Blu dhe e zezë

  1. Nëse ajo blen një palë këpucë që ju pëlqejnë, jeni e qetë që të blini edhe ju një palë si ajo?

a. Patjetër që po

b. Jo edhe aq

  1. A ju bën komplimente shoqja juaj?

a. Po, shumë

b. Jo detyrimisht

  1. Nëse i jepni konfidencë partnerit të saj, si reagon ajo?

a. Është e kënaqur

b. Mërzitet

  1. Keni ndjesinë se ndonjëherë ajo ju eviton me qëllim?

a. Jo, asnjëherë

b. Po, ndonjëherë

Më shumë A

Jeni një mikeshë e vërtetë

Ajo është një mikeshë e vërtetë, nga ato që ju mbështesin gjithmonë, që ju japin kurajë, që dinë t’ju qortojnë dhe që lumturohen nga gëzimet tuaja, pa ju pasur zili. Nuk ka nevojë t’i tregojë vetes dhe të tjerëve se vlen më shumë se ju, i intereson vetëm që t’ju ketë në jetën e saj, sepse e njeh vlerën që keni dhe që i jepni. Është një dhuratë e çmuar: mos e humbisni.

Më shumë B

Jeni një mikeshë e kujdesshme

Edhe pse sforcohet që të duket si një mikeshë e vërtetë, jo gjithmonë ia del në qëllimin e saj. Do të jenë pasiguritë e saj që do t’ju bëjnë të kaloni momente përhumbjeje, por ndodh që ndonjëherë të ketë nevojë të ndihet më e mirë se ju. Kur kjo nuk ndodh, mund të shpalosë ndjenja dhe sjellje zilie, nga të cilat duhet të ruheni. Kur do ta kuptoni se ka sjellje të tilla, duhet të tregoni kujdes. Dhe mos harroni: kush ka zili dikë, e di mjaft mirë se tjetri është më superior se ai.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top