A e keni pyetur ndonjëherë veten, nëse partneri juaj është ai i duhuri? Analizoni marrëdhënien tuaj: a keni pendesa mbi marrëdhënien tuaj apo mendoni realisht se jeni bërë për njëri-tjetrin dhe do ta jetoni përgjithmonë historinë tuaj? Ka ardhur momenti të mendoni seriozisht për lidhjen tuaj, pra të bëni pyetjet e duhura për të marrë përgjigje konkrete, që ju heqin çdo dyshim.
1. Sinqerisht, me kë ndiheni më rehat?
a. Vetëm me partnerin
b. Me partnerin dhe me miqtë
c. Me miqtë
2. A ju bën partneri të përjetoni ndjenja të forta?
a. Po
b. Jo gjithmonë
c. Pothuajse asnjëherë
3. A ju tërheq partneri fizikisht?
a. Shumë
b. Mjaftueshëm
c. Pak
4. Si lidheni me partnerin?
a. Jam diplomate dhe shumë e kuptueshme
b. Jam e gatshme ndaj përballjes dhe kritikës
c. Jam e shkëputur dhe e lëkundur
5. Me kë do të kaloje një ditë të lirë?
a. Me partnerin
b. Me këdo që ka dëshirë të rrijë me mua
c. Vetëm
6. Sa e mendon partnerin kur ai nuk është?
a. Shpesh
b. Herë pas here
c. Pothuajse asnjëherë
7. Si do ta përshkruanit tërheqjen seksuale me partnerin?
a. Të shkëlqyer
b. Të mirë
c. Çka
8. Çfarë mendon kur takon dikë që të pëlqen?
a. Mendoj për partnerin
b. Simpatik, por unë jam e zënë
c. Kushedi sesi do të ishte në intimitet
9. Mendimi që të jetosh përgjithmonë me partnerin është…
a. Fantastik
b. Monoton ose problematik
c. Mbytës
10. E keni tradhtuar ndonjëherë partnerin?
a. Më shumë se një herë
b. Vetëm një herë
c. Kurrë
11. Ia thoni shpesh ndjenjat që keni për të?
a. Në shumë raste
b. Vetëm në situata të caktuara
c. Rrallë
Profili juaj
Më shumë A | JENI PASIONANTË
Në bazë të përgjigjeve të dhëna, kuptohet që jeni shumë të dashuruar. Mes jush ekziston mirëkuptim dhe tërheqje e madhe. Megjithatë, mundohuni të mos jeni shumë posesivë, sepse me kalimin e kohës mund të lodheni e madje të humbisni interesin për marrëdhënien tuaj. Jepini më shumë liri dhe pavarësi partnerit dhe mos u izoloni shumë nga të tjerët.
Më shumë B | JENI TË LIDHUR
Në bazë të përgjigjeve që keni dhënë, kuptohet që nuk jeni në mënyrë të ekzagjeruar të varur nga njëri-tjetri. Megjithatë jeni shumë të lidhur, ndaj dukeni një çift i matur dhe me baza të forta. Keni kaluar fazën fillestare të dashurisë dhe jeni thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Një këshillë e vogël: jini më të hapur ndaj pasionit dhe sensualitetit.
Më shumë C | JENI TË SHKËPUTUR
Në bazë të përgjigjeve që keni dhënë, kuptohet që marrëdhënia juaj është mjaft e ftohtë, duke qenë se rrallë e lini veten të përfshiheni nga ndjenjat në marrëdhënien në çift. Mundohuni ta menaxhoni marrëdhënien tuaj në mënyrë më përfshirëse, duke treguar më shpesh ndjenjat, gjithmonë nëse këto ekzistojnë dhe janë të vërteta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.