FB

October 20, 2022 | 10:17

Test / A jeni ambiciozë në punë?

Ka nga ata që për të ngjitur shkallët e karrierës, shkelin me këmbë gjithkënd. Dhe të tjerë, që analizojnë me kujdes çdo gjë para se të hyjnë në lojë. Ambicia mund të përmirësojë cilësinë e performancës në punë (dhe jo vetëm), por në bazë të gjithçkaje duhet të ekzistojë motivimi i duhur. Po ju, sa ambiciozë jeni në punë? Mendoni se nuk ju vlerësojnë për atë çka bëni dhe se meritokracia është në nivel pabarazie? Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë dhe lexoni profilin që ju korrespondon…

Mendimi i parë që të vjen në mendje kur një koleg yti bëhet epror?

  1. Kënaqesh për suksesin e tij dhe e uron
  2. Shpreson të fitosh sa më shpejt edhe ti një pozicion më të mirë në punë
  3. Ky lajm nuk të intereson fare

Kur përgjigjesh në telefon, toni yt i zërit është:

  1. Normal
  2. I lartë
  3. I thellë

Çfarë mendon për punët vullnetare pa pagesë?

  1. Është një aktivitet bujar, i vlefshëm për të tjerët dhe që njëkohësisht të jep edhe kënaqësi
  2. Të jep mundësinë për të qenë i dobishëm në mënyrë sa më praktike
  3. Është një mënyrë që zëvendëson mungesën e shërbimeve sociale

Përgatitesh për të shkuar në një takim të rëndësishëm. Shqetësimi yt më i madh është:

  1. Çfarë duhet të marr me vete
  2. Çfarë duhet të vesh
  3. Si të jem korrekt në orar dhe të mos vonohem

Të ndodh shpesh të krahasosh mënyrën e të punuarit dhe oraret e tua me ato të kolegëve?

  1. Po, sepse më vlejnë sidomos për të mësuar dhe për t’u përmirësuar
  2. Gjithmonë, mendoj se jam më i miri
  3. Jo, sepse gjithsecili ka një punë të ndryshme nga tjetri

Nëse gjatë orarit të punës bën një gabim…

  1. Justifikohesh duke nxjerrë lodhjen si shkaktar të gabimit lodhjen
  2. Mundohesh ta rregullosh gabimin para se të tjerët ta marrin vesh
  3. E pranon gabimin haptas pa pasur frikë dhe me bindjen se do të rregullosh gjithçka më pas

Cila nga këto cilësi ka më shumë rëndësi për t’ia dalë mbanë?

  1. Vendosmëria
  2. Aftësia
  3. Përkushtim

MË SHUMË A | Për ty, karriera dhe të jesh i pranueshëm për këdo e kudo është gjithçka në jetë. Çdo energji jotja fokusohet drejt arritjes së objektivave që i ke vënë vetes. Je gjithnjë në punë për të dhënë më të mirën e mundshme dhe maksimumin. Gjithë kohës je gati për t’u krahasuar me të tjerët dhe të dalësh fitimtar në çfarëdolloj pune, pa u ndalur dhe pa e vrarë mendjen për të tjerët. Nuk e ke fare problem të përdorësh çfarëdolloj mjeti për të arritur qëllimet e tua. Në fakt, ke bindjen se në jetë është më mirë të parakalosh këdo për të qenë gjithmonë fitimtar. Motoja juaj e vetme është “T’ia dalësh mbanë me çdo kusht”, edhe pse shpesh të duhet të sakrifikosh familjen, ndjenjat, dëshirat e madje edhe veten.

MË SHUMË B | Ka shumë gjasa që, po të kishe pak më tepër vendosmëri, do të ishe në majat më të larta të suksesit dhe gati për të qenë epror në punën tënde. Por, ambicia jote nuk është aq e madhe sa të lësh pas dore gjithçka tjetër që të pëlqen. Nuk do që të shkatërrosh çfarëdolloj marrëdhënie apo kënaqësie vetëm e vetëm për të qenë fitimtar. Ajo çka të jep forcë e kurajë është fakti që njerëzit që të rrethojnë janë të vetëdijshëm për vlerat e tua. Nëse je ndalur në karrierën tënde, nuk është se nuk ia del dot mbanë, por sepse preferon më shumë t’i përkushtosh një pjesë të mirë të kohës vetes, familjes dhe aktiviteteve që të pëlqejnë, e jo vetëm punës.

MË SHUMË C | Për ty, fjala ambicie nuk ka të njëjtin kuptim që ka zakonisht për të tjerët, apo nuk ke të njëjtin qëllim për të përmbushur objektivat e tua. Mjafton të kesh një punë të mirë për t’u ndier i përmbushur, por kjo nuk do të thotë se je i kënaqur. Je në kërkim të fushave të tjera për të arritur qëllimet e tua dhe ajo që ka rëndësi është të krijosh një raport të mirë me të tjerët. Kjo nënkupton rritje në karrierë. Megjithatë, të kesh sadopak ambicie është e nevojshme dhe duhet të përballesh me të tjerët për të stimuluar aftësitë e tua dhe të kuptosh se je në gjendje po aq sa të tjerët për të bërë karrierë në jetë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 173

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top