Teste

July 11, 2017 | 11:00

TEST/ A joshni në plazh?

“Sea, sex and sun”… Vera është stina ideale për takime dhe për goditje me shikim të parë! A ndiheni gati për të joshur meshkujt në plazh? Por cili do të jetë ai që do t’ju fitojë dhe për sa kohë? Bëni testin tonë për të kuptuar se çfarë lloj mashulli do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra gjatë pushimeve…

1

1. Si janë rrobat tuaja të reja të plazhit?

a. Ke ndjekur tendencat e modës.

b. Një bikini që nxjerr në pah gjoksin dhe linjat.

c. Sportive dhe të rehatshme.

 

2. Pushimet duhen kaluar duke u çlodhur e argëtuar. Në plazh…

a. Shkon herët në mëngjes dhe në mbrëmje, me një libër në dorë. Gjatë orëve të drekës qëndron në shtëpi që të mos digjesh nga dielli.

b. Shëtit në breg të detit, lahesh, luan volejboll…

c. Kalon ditën në shezlong që të nxihesh. Vë syzet e diellit për të parë se kush është në breg, pa të para ata ty…

 

3. Cila është kënga që preferon të dëgjosh në plazh?

a. Questo piccolo grande amore (Claudio Baglioni)

b. Lambada

c. Hello (Adele)

 

4. Një djalë shumë king, të cilin e shohin të gjitha gocat në plazh, sapo ka hedhur topin në shezlogun tënd. Si reagon?

a. Bën shaka dhe i jep këshilla. Shkon e luan volejboll me të dhe miqtë e tij.

b. I buzëqesh dhe i thua të vijë ta marrë vetë topin…

c. E kush kujton se është ai! Ia hedh topin me inat.

 

5. Keni shkuar në diskotekë ku janë ftuar këngëtarët më të mirë në treg…

a. Edhe pse janë të famshëm, nuk të intereson aspak kjo gjë. Ke shkuar aty për t’u kënaqur me miqtë.

b. Vesh minifund e taka të larta: janë ato që duhen për të njohur ndonjë VIP…

c. Shumë mirë, mjafton të ketë hapësirë që të kërcesh gjithë natën.

 

6. Më në fund, ke gjetur dikë që të pëlqen. Edhe atij i pëlqen ti. Cili do të ishte takimi ideal me të?

a. Një darkë në varkën e shokut të tij, me njerëz të këndshëm e të pasur.

b. Një takim në portin e qytetit, në orën 5 të mëngjesit duke biseduar me peshkatarët e zonës.

c. Një piknik në breg të detit, pasi ka perënduar dielli, duke dëgjuar muzikën e valëve.

 

7. Ke biseduar për të ardhmen me princin e kaltër?

a. Pak. Për të mos prishur atmosferën mundoheni ta evitoni këtë argument,.

b. Jo. E jetoni lidhjen tuaj ashtu siç vjen, pa plane.

c. Shpesh ju ndodh të thoni: “Kur do vish në shtëpinë time?” apo “Kur të të telefonoj prapë…?”

 

8. Çfarë di për të dashurin tënd të ri?

a. Gjyshërit e tij kanë një shtëpi afër jush. Adhuron alpinizmin, ka një tatuazh në kavilie…

b. I pëlqen Chagall dhe Degas, Mozarti dhe Pink Floyd. Di të gatuajë, ka dy vëllezër dhe një motër dhe kur ishte i vogël donte të bëhej astronaut…

c. Bën koktejle të mirë, kërcen shumë bukur dhe nuk i pëlqejnë njollat e verës në këmishë…

2

PROFILI JUAJ:

Më shumë A | Një marrëdhënie romantike

Me pushime apo jo, nuk do të jetë i pari që do të shohësh që do të bëjë të humbasësh arsyen. Të duhet kohë për të filluar një histori të re dhe preferon ta njohësh mirë atë që ke përballë. Fatlumi duhet të ketë shumë interesa të përbashkëta me ty. Po cili mund të jetë? Një mik i familjes, një student që po mëson për një provim, një baba i divorcuar por që e adhuron familjen e tij. Gjërat pozitive: Pikat e përbashkëta ju bashkojnë dhe mund të flisni me orë të tëra… Edhe kur bie shi, gjeni gjithmonë diçka interesante për të bërë. Gjërat negative: Duke u bazuar gjithçka te dialogu dhe romanca, rrezikoni të humbi kohë dhe të gjeni më shumë një mik se sa një të dashur. Sa do të zgjasë si lidhje? Bashkëpunimi juaj, të cilin e keni ndërtuar ngadalë-ngadalë, nuk do të venitet pas verës. Është një histori që mund të zgjasë në kohë, pavarësisht largësisë dhe distancës.

Më shumë B | Një flirt argëtues

Je me pushime dhe dëshiron të argëtohesh pa humbur kohë në histori të komplikuara. E lë veten të çlirët dhe ke dëshirë të marrësh rreze dielli, të qeshës e të kërcesh! Për këtë arsye të duhet një partner në lartësinë e duhur dhe të ketë dëshirën e madhe për të bërë çmenduri. Po cili mund të jetë? Baristi i diskotekës, djali më i bukur i plazhit apo një DJ i famshëm që e kalon verën duke argëtuar pushuesit.
Gjërat pozitive: Njeh të gjitha vendet më në modë dhe mund të të krijojë lehtësi për të hyrë në lokalet më të famshme të zonës. Nuk do të mërziteni as edhe një minutë në praninë e tij. Gjërat negative: Femrat e tjera i vijnë vërdallë dhe janë gati t’jua marrin. Kthehesh në shtëpi e stërlodhur nga pushimet. Sa do të zgjasë si lidhje? Është mashkulli për të kaluar vetëm një natë apo vetëm një stinë. Me ardhjen e vjeshtës do të jetë vetëm një kujtim i bukur dhe asgjë më shumë.

Më shumë C | Një takim spontan dhe intrigues

Je dinamike, e shoqërueshme, kureshtare dhe të pëlqen të takosh njerëz të rinj. Je gati të provosh aktivitete të reja dhe t’i hysh kokë e këmbë aventurave sapo të jepet rasti. Pushimet janë një moment ideal për të takuar një person interesant, me të cilin ke mundësi të ndash të ndryshmet dhe pasionet e përbashkëta. Po cili mund të jetë? Një turist i huaj, menaxheri i një lokali apo restoranti, instruktori i notit… Gjërat pozitive: Do të kesh mundësi të njohësh më mirë një zonë apo një gjuhë të huaj apo të argëtohesh me aktivitet sportiv. Gjërat pozitive: Duke u marrë me aktivitet turistik apo fizik nuk flisni shumë. Nuk i jepni vetes momente qetësie ku të bisedoni në qetësi. Sa do të zgjasë si lidhje? Varet nga aftësitë tuaja nëse mund ta mbani një lidhje në distancë. Në rastin më të keq, do të mbetet një mik i mirë, me të cilin do të kaloni fundjava të ndryshme nga ato që kaloni zakonisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top