Jo gjithmonë ia dalim që të kemi punën që ëndërrojmë, por një sjellje pozitive dhe të dimë të shohim anën e mirë të gjërave, mund të na ndihmojë t’i jetojmë ditët në harmoni. A ju mërzit puna që bëni? Zbulojeni me testin tonë.
1. Ju është dashur të studioni shumë për të pasur vendin e punës që keni.
E vërtetë
E gabuar
2. Nuk keni asnjë interes për punën tuaj dhe e bëni vetëm për nevojë.
E vërtetë
E gabuar
3. Besoni që, të paktën puna juaj mund t’ju dhurojë përvojën dhe profesionalizmin.
E vërtetë
E gabuar
4. Jeni kaq i pakënaqur sa nuk ia dilni as të shoqëroheni me kolegët.
E vërtetë
E gabuar
5. Në tryezën e punës keni shumë foto dhe objekte.
E vërtetë
E gabuar
6. Rroga juaj është shumë më e ulët sesa ajo e të gjithë miqve tuaj.
E vërtetë
E gabuar
7. Keni besim te fakti se një ditë do të mund të përparoni në karrierë.
E vërtetë
E gabuar
8. Në rast transferimi në një kompani tjetër, do të jetë e vyer përvoja që keni fituar deri tani.
E vërtetë
E gabuar
9. Propozoni ide të reja për të përmirësuar kushtet e punës në brendësi të kompanisë ku punoni.
E vërtetë
E gabuar
10. Mundoheni të evitoni kontaktin e drejtpërdrejtë me eprorët tuaj.
E vërtetë
E gabuar
11. Kur flisni me dikë nga puna juaj, e bëni me entuziazëm.
E vërtetë
E gabuar
12. Po vazhdoni të studioni për të përmirësuar kompetencat tuaja.
E vërtetë
E gabuar
13. Ka ndodhur që të mos shkoni në punë, sepse jeni ndjerë tepër të stresuar.
E vërtetë
E gabuar
14. Përveç punës, ndiheni të plotësuar dhe të lumtur në jetë.
E vërtetë
E gabuar
15. Jeni me fat që keni këtë punë, në këtë periudhë krize.
E vërtetë
E gabuar
MË SHUMË A
Jeni optimist dhe dini se si të motivoni veten
Keni pasur fatin që të gjeni një punë që ju pëlqen dhe sjellja juaj ju ndihmon të vlerësoni punën që keni. Nuk ekzistojnë punë ose kolegë të përsosur, por dini se si të ndërtoni miqësi të mira në zyrë dhe keni një besim të vazhdueshëm tek e ardhmja. Sidoqoftë, të qenit një person pozitiv, me ndjenjën e mirë për të ndihmuar të gjithë bën të mundur që të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj.
MË SHUMË B
Puna juaj nuk ju kënaq
Me shumë gjasa kjo e juaja është një punë që nuk e keni imagjinuar ndonjëherë se do ta kishit, përveç se në kushtet e nevojës ekstreme. Megjithatë, është sjellja juaj shkaku kryesor i frustrimit që ndjeni: mundohuni ta jetoni me më shumë harmoni, pa u sforcuar në ekstrem me qëllimin për një “të ardhme më të mirë”. Një sjellje pozitive në ambientin e punës, mund t’jua lehtësojë jetën, sidomos nga momenti kur do të kuptoni që, në fund të ditës së punës, është shtëpia vendi ku do të gjeni arsyet më të rëndësishme për t’u ndjerë realisht i lumtur.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.