Iluzionet optike kohët e fundit kanë bërë namin në internet, pasi nxisin trurin tonë të mendojë ndryshe dhe janë një mënyrë e shkëlqyer për të testuar aftësitë tona të vëzhgimit dhe syrin e mprehtë. Përveç kësaj, janë edhe shumë argëtuese dhe mund të jenë receta perfekte për një mbrëmje të mërzitshme!
Një iluzion optik është një fenomen vizual ku truri keqinterpreton atë që shohin sytë. Ai ndodh kur informacioni i dërguar nga sytë bie në kundërshtim me mënyrën se si truri e përpunon dhe e kupton atë që sheh. Këto iluzione na mashtrojnë duke na bërë të shohim gjëra që nuk ekzistojnë vërtet, ose t’i perceptojmë objektet ndryshe nga realiteti. Për shembull, një imazh i palëvizshëm mund të duket sikur lëviz, ose dy forma mund të duken me madhësi të ndryshme edhe pse janë identike.
A mund ta gjesh dinosaurin “ndryshe” në këtë figurë?
Në këtë foto shihen disa dinosaurë që duken pothuajse identikë. Të gjithë duken njësoj me sy të lirë — të njëjtin ngjyrë dhe përmasa. Por… njëri prej tyre është ndryshe! A do mund ta dallosh dot? Ke vetëm 10 sekonda për ta zbuluar! A je gati? Koha fillon… tani!
Zbulimi
Dorëzohesh? Shiko me vëmendje rreshtin e parafundit nga poshtë, dhe do e vësh re dinosaurin ndryshe. E gjete? Na trego në komente!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.