Teste

November 14, 2019 | 8:50

TEST/ Adoleshenca, si komunikoni me fëmijët tuaj?

Të komunikosh do të thotë të shkëmbesh, të informohesh, të krijosh marrëdhënie, të dëgjosh, të flasësh… Nocioni i fjalës komunikim është i gjerë dhe i vështirë për t’u përcaktuar thjesht. Pikërisht atëherë kur bëhet fjalë për komunikimin në familje, midis prindërve dhe fëmijëve zhvillohen mënyra të ndryshme komunikimi në varësi të moshës dhe situatës. Prindi luan një rol të rëndësishëm me fjalët që përdor në komunikim me fëmijët, duke ndikuar në zhvillimin emocional dhe aftësinë e tyre ndërvepruese me mjedisin social. A jeni në gjendje ju si prindër të kuptoni mënyrën tuaj të komunikimit me fëmijët? Si ndihet fëmija me fjalët që ju shpesh i thoni? Lexojeni këtë test të realizuar nga një psikolog klinicien për fëmijë dhe kuptoni se çfarë bashkëbiseduesi jeni ju me fëmijët tuaj.

Pyetjet:

1. Vini në shtëpi nga pazari me duart plot dhe i kërkoni fëmijës t’ju ndihmojë. I thoni:

a.Merre këtë!

b.Bëhu vajzë/djalë i mirë, vendose këtë në kuzhinë.

c.Do të më ndihmosh të vendosim gjërat së bashku?

d.Nuk do bëje keq të ma merrje këtë çantën nga dora…

 

2. Fëmija juaj edhe pas shumë përpjekjesh nuk arrin t’i japë zgjidhje një detyre në matematikë. Ju:

a.I shpjegoni me mënyrën tuaj.

b.I shpjegoni një mënyrë tjetër arsyetimi.

c.I kërkoni t’ju shpjegojë arsyetimin e tij/saj derisa të gjejë zgjidhjen, edhe pse kjo mund ta lodhë atë.

d.E inkurajoni që të këmbëngulë.

1

3. Fëmija kthehet dy orë me vonesë të shtunën në mbrëmje. Reagoni: E nevrikosur:

a.“Nuk kam besim tek ty!“

b.Kërkoni shpjegim: “E pe orën, çfarë ka ndodhur?“

c.Shqetësoheni: “Ku ishe deri tani?“

d.Kritikoni: “Të telefonova, duhet të më kishe lajmëruar!“

 

4. Ka disa ditë që përpiqet t’ju bindë që t‘i blini MP3, apo celularin e preferuar. Ju:

a.E dëgjoni me vëmendje pa u ndikuar.

b.Jeni e habitur nga forca e tij bindëse.

c.I shpjegoni mbi funksionimin e shoqërisë së konsumit, që ka qëllime përfitimi dhe se të tilla mjete janë të panevojshme.

d.I thoni se kjo gjë nuk ju pëlqen dhe se duhet të mendojë për gjëra më me vlerë.

 

5. E keni ndaluar të bëjë diçka, por ai/ajo ka vepruar pa miratimin tuaj.

a.I kujtoni se e kishit ndaluar ta bënte.

b.E pyesni: Çfarë të erdhi në mend që veprove kështu?

c.I kujtoni rregullat, dhe kërkoni arsyete veprimit të tij.

d.Ajo gjë ndodhi, por i thoni se nuk jeni aspak dakord me sjelljen e tij/saj.

 

6. Kur fëmija yt ishte i vogël, papritur zbriti shkallët pa dijeninë tuaj dhe kjo gjë ndodhi me sukses. Çfarë i thatë:

a.Jam shumë e mërzitur, të kam thënë të mos zbresësh vetëm.

b.Nuk doja t’i zbrisje vetëm shkallët, por meqë arrite ndihem e lumtur që tani po rritesh.

c.Është e rrezikshme të zbresësh vetëm, mos e bëj më!

d.E përqafoni fort e lehtësuar që nuk i ndodhi gjë.

 

7. Kur diskutoni me fëmijën tuaj, cila gjë ju nervozon më shumë?

a.Që mbyllet në vetvete.

b.Që nuk i dëgjon këshillat tuaja.

c.Që mendon se di më shumë së ju.

d.Që nevrikoset menjëherë.

 

8. Marrëdhënia me fëmijën është ftohur pas një debati që keni pasur. Ai ju mban qëndrim:

a.Prisni që kjo gjë t’i kalojë. Nuk shqetësoheni. Jo gjithmonë duhet t’u bëjmë qejfin fëmijëve.

b.Përpiqeni të dialogoni duke mbajtur pozicionin tuaj.

c.Nuk e duroni dot një gjendje të tillë, ndiheni shumë keq.

d.Vendosni të flisni duke negociuar për një zgjidhje të mesme.

 

9. Cilën nga këto fraza thoni më shpesh:

a.Bëj më të mirën!

b.Bëj çfarë të duhet!

c.Bëj atë që duhet bërë!

d.Bëj atë që ndjen!

 

10. Ju jeni një nënë:

a.Ndikuese: fëmijët gjithnjë nën udhëheqjen tuaj.

b.Autoritare: ju para të gjithëve.

c.Mbrojtëse: në çdo vështirësi jeni për ta.

d.Nxitëse: i ndihmoni dhe përpiqeni t’i kënaqni.

 

11. Shikoni që fëmija juaj adoleshent frekuenton një shoqëri jo të mirë…

a.Meqenëse ai/ajo nuk ju dëgjon, filloni t’i kufizoni frekuentimin e shoqërisë.

b.E lini të lirë, nuk mund t’i qëndroni gjithnjë nga pas.

c.I kërkoni t’ju sqarojë se pse shoqërohet me të tillë njerëz dhe se prisni një sjellje më të arsyeshme prej tij/saj.

d.I propozoni t’ju njohë me miqtë e tij/ saj, që t’i jepni mendimin tuaj për ta.

 

12. Përkufizimi i fjalës besim që fëmija ka dëgjuar prej jush:

a.Besimi meritohet.

b.Besimi edhe mund të humbet.

c.Besimi është i dobishëm për jetën.

d.Besimi nuk është një detyrim.

 

13. Fëmija juaj është ftuar në një ditëlindje dhe është mërzitur se dhurata e tij/saj nuk u pëlqye nga miqtë. Si e qetësoni?

a.E siguroni që nuk është ndonjë gjë e madhe.

b.I jepni një shembull personal dhe i tregoni se kjo mund t’i ndodhë kujtdo.

c.E pyesni se çfarë ndodhi konkretisht.

d.I thoni se gjithsesi dhurata e tij/saj ishte shumë e bukur, duke u vendosur në rolin e fëmijës.

 

14. Është e treta herë që i kërkoni fëmijës të sistemojë dhomën para së të flejë. Ai kundërshton, kurse ju:

a.Nëse ta përsëris, do ndëshkohesh.

b.Koha për gjumë fjetur, sistemo dhomën e pastaj fli!

c.Dua të bësh atë që po të kërkoj.

d.Filloni të sistemoni gjërat që dhe ai/ajo t’ju ndihmojë.

 

15. Mendoni se me fëmijën tuaj ju mund:

a.Të flisni mbi gjithçka.

b.Të komunikoni.

c.T’i shpjegoni gjërat.

d.Të dëgjoni me vëmendje.

 

16. Për ju “të komunikosh” rimon me:

a.Të shkëmbesh.

b.Të këshillosh.

c.Të dëgjosh.

d.Të flasësh.

 

17. Cili është armiku kryesor i komunikimit në familje?

a.Tabuja.

b.Sekretet, gjërat e pathëna

c.Gënjeshtrat.

d.Distanca.

 

18. E keni qortuar fëmijën dhe ai është shumë i nxehur. Bërtet dhe qan pa pushim. Ju:

a.E nevrikosur, i thoni të pushojë menjëherë.

b.Përpiqeni ta qetësoni duke e përqafuar.

c.E mërzitur e çoni në dhomë që të qetësohet.

d.E irrituar i thoni të qetësohet, përndryshe do të ndëshkohet për sjelljen kapriçoze.

 

19. Pas shumë diskutimesh midis bashkëshortit dhe fëmijëve në lidhje me vendin e pushimeve, akoma nuk keni gjetur gjuhën e përbashkët. Koha kalon dhe ju duhet të vendosni:

a.Ndryshoni taktikë. Marrëveshja kolektive nuk ka sukses.

b.Merrni një vendim një herë tjetër.

c.Zgjidhni një mënyrë, në fund të fundit jo të gjithë mund të kënaqen.

d.Pranoni idenë e të tjerëve.

 

20. “Fëmijëve mund t’u themi gjithçka”. Si ju duket?

a.Një ide moderne, sipas së cilës fëmijët kanë të drejtën e fjalës dhe nuk veçohen nga bisedimet familjare.

b.Ide interesante, por nuk do të thotë që të thuhet gjithçka në çdo moshë.

c.Një ide e rrezikshme. Do ishte mirë të ruajmë disa aspekte të jetës private, që nuk kanë të bëjnë me fëmijët.

d.Një ide e papërgjegjshme. Fëmijët nuk munden dhe nuk duhet të kuptojnë gjithçka, aq më tepër kur janë ende të vegjël.

 

1

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top