FB

February 8, 2022 | 8:46

Test / Ajo çfarë shihni tregon nëse jeni apo jo një person i përgjegjshëm?

Marrja e vendimeve është pjesë e jetës. Të mos zgjedhësh asgjë dhe të mbetesh i pafuqishëm është gjithashtu një zgjedhje dhe secili prej nesh është i thirrur të vuajë pasojat. Në fakt, ka nga ata që arrijnë të kenë gjykim dhe durim përpara se të vendosin se çfarë të bëjnë dhe ka nga ata që nga ana tjetër hidhen me kokë pa u lënë shumë hapësirë reflektimeve.

Të pasurit e gjykimit dhe të reflektuarit, duket se janë kushtet themelore për t’u përkufizuar si njerëz të përgjegjshëm. Loja që duam t’ju ofrojmë sot është një test personaliteti i cili në bazë të asaj që shihni, tregon nëse jeni një person i përgjegjshëm.

Testi i sotëm është shumë i thjeshtë: do t’ju duhet të shikoni imazhin dhe të tregoni atë që shihni së pari. Imazhi në fakt është krijuar me qëllimin për të ngatërruar shikuesin. Sidoqoftë, truri ynë është më i zgjuar dhe do t’ju lejojë të dalloni menjëherë të paktën një figurë. Ajo që do t’ju duhet të bëni është thjesht të tregoni atë që keni parë së pari. Bazuar në përgjigjen tuaj ju do të kuptoni nëse jeni një person përgjegjës.

  1. Filxhan kafeje

Nëse figura e parë që keni parë ka qenë ajo e një filxhani kafeje, atëherë kjo do të thotë se jeni një person që shpesh tërhiqeni nga gjërat që kanë të bëjnë me jetën. Keni shumë ndjeshmëri dhe ndonjëherë ju rrëmbejnë emocionet. Për më tepër, e ardhmja dhe pasiguria transmetojnë frikë dhe ankth tek ju. Përpara se të merrni një vendim, nuk jeni gjithmonë të vendosur, megjithatë, kjo ju ndihmon të jeni më të sigurt pasi të merrni një vendim. Ju jeni një person absolutisht përgjegjës dhe shpesh kjo diktohet nga maturia juaj ekstreme.

  1. Një libër

Nëse, nga ana tjetër, gjëja e parë që keni parë ishte një libër, do të thotë se jeni një person i ndershëm dhe shumë faktorë të karakterit tuaj varen nga ndershmëria. Nuk e lini veten të dekurajoheni nga gjërat e jetës dhe kjo ju lejon të kapërceni momentet më të vështira. Ju pëlqen të jeni të hapur ndaj sfidave dhe aventurave. Megjithatë, ndonjëherë ju rrezikoni shumë dhe ekspozoheni shumë, gjë që mund të kthehet kundër jush.

 

 

Burimi / https://www.leggilo.org/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top