FB

July 3, 2021 | 8:20

TEST / Besoni te martesa?

Ekziston akoma dashuria e përjetshme? Kjo është një nga pyetjet, që e bëjnë shumë njerëz në kohët e sotme. Studimet e fundit mbi martesën nxjerrin në pah se vetëm pak njerëz besojnë në dashurinë që zgjat për gjithë jetën. Ndoshta ajo ideja romantike e lidhjes mes dy njerëzve që duan të rrinë bashkë përgjithmonë, është zbehur pak.

E megjithatë martesa janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen. Po juve, a ju pëlqen martesa? Zbulojeni me këtë test, nëse besoni në institucionin e martesës, në jetën në çift dhe në besnikërinë e përjetshme.

  1. Një kushërirë ju ka ftuar në martesën e saj. Cili është reagimi juaj i menjëhershëm?

a. Jeni shumë e lumtur për të dhe xhelozoheni pak, sepse ajo e ka gjetur shpirtin binjak

b. Gjeni një justifikim: ceremonitë e martesave nuk ju pëlqejnë

c. Nuk e kuptoni se si mundi të vendosë kaq shpejt për martesën

  1. Fejesat e gjata janë…

a. Mënyra më e mirë për të njohur njëri-tjetrin

b. Marrëdhënie që nuk funksionojnë

c. Diçka që ju nuk do ta bëni asnjëherë

  1. Mendoni se është e mundur të dashuroni dy njerëz njëkohësisht?

a. Po, te çdo burrë mund të dashuroni nga një karakteristikë të ndryshme

b. Absolutisht jo, sepse dashuria është një ndjenjë ekskluzive

c. Është kaq e vështirë të dashurosh një njeri, imagjino dy…

  1. Çfarë është e domosdoshme që një martesë të jetë jetëgjatë?

a. Dashuria

b. Mbështetja

c. Durimi

  1. Çfarë vendosni në karrocën tuaj kur shkoni market?

a. Makarona, bukë, domate, mish

b. Peshk, verë dhe kos

c. Biskota, lëng frutash, bukë e thekur

  1. Është e rëndësishme qëndrueshmëria ekonomike në një martesë?

a. Mjaftueshëm, sepse mund të evitohen sakrificat dhe shqetësimet

b. Është e domosdoshme për të evituar krizën në çift

c. Është e njëjta gjë edhe për ata që nuk janë në çift

  1. Pushimet ju pëlqen t’i kaloni…

a. Duke udhëtuar çdo herë në një vend të ndryshëm

b. Në shoqëri të mirë

c. Në një shtëpi buzë detit

  1. Besnikëria është…

a. Opsionale

b. Thelbësore, nëse je e lidhur

c. Mund të ndodhë vetëm nëse je me të vërtetë e dashuruar

  1. Jeni më shumë xheloze…

a. Për të dashurin

b. Për hapësirën tuaj

c. Për mikeshat

  1. Nëse ai do të marrë një qen në shtëpi, por ju nuk i duroni fare kafshët…

a. Do ta bindni që ta çojë në shtëpinë e prindërve të tij

b. Nëse shtëpia është e madhe ose me oborr, do të gjeni një kompromis

c. Do të pranonit vetëm nëse do të kujdesej ai për qenin

Pikët

Nga 0 deri në 6 pikë

Martesa nuk është synimi juaj në jetë, të paktën për momentin. Me siguri në të shkuarën keni pasur ndonjë zhgënjim që ju ka bërë të harroni se sa e bukur është marrëdhënia në çift. Për këtë arsye keni nevojë që të vini rregull në idetë dhe mendimet tuaja, sidomos nëse nuk jeni një single e bindur. Nëse jeni e martuar, ndoshta e keni marrë vendimin për t’u martuar shumë shpejt, dhe më pas keni kuptuar që ishte vendim i gabuar.

Nga 7 deri në 14 pikë

Nuk keni shumë besim në çift. Në fakt, trembeni se marrëdhënia me partnerin do të sjellë sakrifica dhe heqje dorë nga hapësira juaj, gjë me të cilën nuk jeni ende gati të përballeni. Do të donit të martoheni, por keni frikë se mos lodheni me kalimin e viteve, dhe se monotonia do të vrasë ndjenjat.

Nga 15 deri në 20 pikë

Për sa i përket martesës i keni idetë e qarta. Jeni e martuar ose keni ndërmend ta bëni, sepse për ju përfaqëson kurorëzimin e një historie dashurie. Besoni te betimi i besnikërisë së përjetshme dhe e dini se mund të mbështeteni gjithë jetën te personi që jeton përkrah jush.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top